Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se Trump foli për “luftë ekonomike”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull i titulluar: “Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes, shpallim luftë”.

Përmbajtja me këtë titull është publikuar të mërkurën (27 gusht) nga mediumi online “Paparaci.com”.

Por çka nuk shkon me titullin?

Hibrid.info ka vërejtur se titulli në këtë rast është përgjithësues.


Në brendësi të lajmit njoftohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së), Donald Trump ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ekonomike ndaj Rusisë. Këto sanksione ai i ka cilësuar si një “luftë ekonomike”.

Deklaratat e Trump shkëputur nga artikulli:

“Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh [luftën] duke përfunduar”, theksoi ai.

“Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike”, paralajmëroi ai.

Trump shtoi: “Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë”.


Në titull nuk është sqaruar se Trump ka pasur fjalën për “luftë ekonomike”.

Hibrid.info ka hulumtuar në fjalorët online të gjuhës shqipe, “fjale.al” dhe “fjalorthi.com” për të mësuar më shumë rreth kuptimit të fjalës “luftë”.

Sipas këtyre dy fjalorëve, kuptimi i parë i fjalës “luftë” është: ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh ose forcash kundërshtare (shih këtu dhe këtu).

Çka do të thotë se titulli i paraqitur në këtë mënyrë është i paqartë, pasi mund të krijojë përceptim të gabuar te lexuesi se bëhet fjalë për një luftë ushtarake, ndonëse Trump ka folur vetëm për “luftë ekonomike”.


Tendencat për lexim të paqartë të titullit vërehen edhe në komentet që shihen në postimin e kësaj përmbajtjeje, në faqen në Facebook, me emrin “Gazeta Paparaci” (shih këtu).

Hibrid.info gjithashtu ka gjetur artikuj të publikuar nga media të besueshme në gjuhën angleze, ku vërtetohet se Trump foli për një “luftë të mundshme ekonomike” ndaj Rusisë (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Titulli i artikullit që raporton se Trump ka paralajmëruar shpalljen e luftës ndaj Rusisë, nuk është korrekt.

Trump ka folur për “luftë ekonomike” dhe mos sqarimi i termit të saktë që ka përdorur ai, mund të ndikojë që audienca ta lexojë atë si një paralajmërim për luftë ushtarake.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere