Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Deklarata e paraqitur është e sajuar.

“Dikur rinia e nisi luftën kundër Serbisë, sot po del në mbrojtje të UÇK-së dhe Thaçit. Mediumet ndërkombëtare po u japin jehonë protestave dhe kjo e shqetëson BE-në dhe Gjykatën Speciale. Nëse vazhdojnë protestat, Apeli nuk do të guxonte t’i bënte gabimet e shkallës së parë. UÇK-ja, për momentin, si “armë” të vetme e ka popullin.”

Kjo është deklarata që po pretendohet të jetë bërë nga John Craddock, gjeneral amerikan.

Përmbajtja me këtë pretendim është paraqitur me anë të një imazhi të publkuar në TikTok nga llogaritë me emrat “hashimthaci5” dhe “agronzaskoku”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Deklarata e paraqitur është e sajuar.

Origjina e imazhit të përdorur në TikTok u hulumtua  përmes “Google Lens”, për të verifikuar nëse deklarata e pretenduar e Craddock i përket ndonjë interviste të vjetër të shkëputur nga konteksti apo nëse bëhet fjalë për një imazh të montuar.

Përveç postimit në mediat sociale të imazhit të njëjtë dhe një përmbledhjeje përshkruse të imazhit nga AI Overview, nuk është shfaqur asnjë burim kredibil që konfirmon deklaratën.


Më pas u kërkua për llogari apo faqe zyrtare të gjeneralit amerikan. Kërkimi në makinën e kërkimit “Google” dhe në Facebook, nuk shfaqi profile zyrtare të Craddock, të cilat do të mund të kontrolloheshin për verifikimin e kësaj deklarate (shih këtu dhe këtu).


Marrë parasysh faktin se në opinionin publik, Craddock nuk njihet për deklarimin e opinioneve rreth zhvillimeve në Kosovë, kërkimi me anë të makinës së kërkimit “Google”, u bë në mënyrë të përgjithësuar duke u kërkuar me fjalët “bantz craddock kla” dhe “bantz craddock uçk”.

Megjithatë, rezultatet nga kërkimi nuk shfaqën artikuj konfirmues të deklaratës së pretenduar.


Bantz J. Craddock është një gjeneral në pension i Ushtrisë Amerikane, i lindur më 24 gusht 1949, i cili shërbeu si gjeneral brigade dhe komandant i forcave amerikane (Task Force Falcon) në Kosovë gjatë vitit 1999 në kuadër të operacionit paqeruajtës të NATO-s. Gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme drejtuese, duke shërbyer ndër të tjera si Komandant i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara dhe përfundimisht si Komandant Suprem Aleat i NATO-s për Evropën (SACEUR) përpara se të dilte në pension në vitin 2009 (shih këtu).

Analiza

Pretendimi se gjenerali amerikan në pension, Bantz J. Craddock, ka deklaruar se protestat në mbrojtje të UÇK-së dhe Hashim Thaçit po shqetësojnë Bashkimin Evropian dhe Gjykatën Speciale dhe se UÇK-ja, për momentin, e ka “popullin” si armë të vetme, është i sajuar.

Gjatë kërkimit për origjinën e imazhit të publikuar në TikTok, përmes “Google Lens”, nuk u gjet ndonjë burim kredibil që e përmban këtë deklaratë apo që dëshmon se ajo është marrë nga ndonjë intervistë ose deklarim i mëhershëm i Craddock.

Po ashtu, kërkimi në Google dhe Facebook nuk ka identifikuar ndonjë profil zyrtar ose të verifikuar të Craddock që do të mund të përdorej për të kontrolluar nëse deklarata është publikuar prej tij.

Kërkimi i drejtpërdrejtë i deklaratës, duke përdorur emrin e Craddock dhe fjalë kyçe që lidhen me UÇK-në, nuk ka prodhuar rezultate nga media apo burime të tjera kredibile që e konfirmojnë këtë deklarim.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere