Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm që sulmi kibernetik ndërlidhet edhe me Kosovën

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Hakerët rusë sulmojnë SHBA’të, Gjermaninë derisa Kosovën…!”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është tendencioz, pasi në të përmendet Kosova. Ndërsa në përmbajte paraqitet një lajm i cili nuk ndërlidhet fare me Kosovën.

Në përmbajtje bëhet e ditur se grupi i hakerëve rusë, i quajtur “Killnet”, kanë njoftuar nisjen e një sulmi kibernetik global kundër SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Letonisë, Rumanisë, Lituanisë, Estonisë, Polonisë, Ukrainës.

Pra, lajmi nuk ka të bëjë me shtetin e Kosovës, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/619363/hakeret-ruse-sulmojne-shbate-gjermanine-derisa-kosoven/


Ky artikull i referohet mediumit të pavarur bjellorus “Nexta TV”, e cila përmes faqes së saj zyrtare në Twitter ka raportuar për këtë sulm kibernetik.

“Hakerët rusë Killnet njoftuan nisjen e një sulmi kibernetik global në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Itali, Letoni, Rumani, Lituani, Estoni, Poloni dhe Ukrainë”, shkruan në njoftimin e Nexta TV në Twitter (shih këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një sulm kibernetik nga grupi rus “KILLNET”, i cili ka njoftuar për nisjen e këtij sulmi global ndaj disa shteteve.

Por, portali i lartcekur në titull ka vendosur edhe emrin e Kosovës, duke lënë të kuptohet se grupi i hakerëve ka nisur sulm kibernetik edhe ndaj shtetit kosovar.

Ndërsa me të hyrë në tekst bëhet e ditur se lajmi nuk ka të bëjë me Kosovën. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere