Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet Kurtin pranë Millosheviqit është i montuar

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Verifikimi i fakteve tregon se imazhi që paraqet Kurtin pranë Millosheviqit është i montuar dhe nuk paraqet fotografinë origjinale

Në median sociale Facebook është publikuar një imazh që paraqet ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq gjatë një fjalimi, ndërsa afër tij shihet edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ky imazh u gjet i publikuar të hënën (3 gusht) në Facebook nga llogaria “Nuredin Drenica”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky imazh është i montuar.


FAKTE

Fillimisht ky imazh u kërkua përmes programit të automatizuar “InVID”. Rezultatet tregojnë se në fotografinë reale është një person tjetër dhe jo Kurti.

Bazuar në të dhënat e paraqitura nga makina e kërkimit TinEye, fotografia origjinale qarkullon në internet që nga viti 2010 (shih këtu)

Po ashtu, hibrid.info gjeti një artikull të mediumit gjerman “Spiegel.de” e cila ka të publikuar fotografinë origjinale në mbishkrimin e së cilës sqarohet se ky imazh u realizua në Beograd gjatë një fjalimi të Millosheviqit në vitin 1989 (shih këtu).

Pra, imazhi i publikuar në Facebook që paraqet Kurtin afër Millosheviqit, është i montuar.

Arsyeja e trajtimit tw kwsaj pwrmbajtje wshtw se e njwjta deri nw shkrimin e kwtij artikullit ka arritur tw grumbullojw 483 reagime, 678 komente dhe 149 shpwrndarje (shih fotografinë më poshtë).


Analiza

Pretendimi i publikuar në Facebook, i shoqëruar me një imazh që paraqet Albin Kurtin pranë Sllobodan Millosheviqit gjatë një fjalimi, është i rremë.

Verifikimi i hibrid.info konfirmon se fotografia është e montuar. Analiza përmes InVID, TinEye dhe krahasimi me fotografinë origjinale të publikuar nga Spiegel.de tregojnë se në imazhin autentik pranë Millosheviqit ndodhet një person tjetër, ndërsa fytyra e Kurtit është shtuar më vonë përmes manipulimit të fotografisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere