Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

E pavërteta rreth pjekjes së qenve nga emigrantët muslimanë në Itali

SHKELZEN OSMANI

Gazeta e përditshme italiane Libero, ka publikuar një lajm të një gruaje nga qyteti Lampeduza e quajtur “zonja Rozi”, e cila thotë se emigrantët myslimanë kanë vjedhur dhe pjekur në zjarr katër qentë e saj, si dhe pula e kafshë tjera shtëpiake, përveç derrave.

Artikulli i plotë i botuar në gazetën Libero

Cani mangiati a Lampedusa dai migranti musulmani? Ecco cosa non quadra nella storia raccontata da Libero

Ekspertë në mediumin italian “Open”, i cili merret me zbërthimin e lajmeve të rreme, konfirmuan se ky lajm është i pa vërtetë.

Kryetari i Lampeduzës, Toto Martello, tha se gruaja në fjalë, përmes pretendimeve të saj, ka hedhur njollë mbi Lampeduzën dhe ky lajm shërben vetëm për të përhapur urrejtje ndaj emigrantëve.

https://www.open.online/2020/08/10/cani-mangiati-a-lampedusa-dai-migranti-musulmani-ecco-cosa-non-quadra-nella-storia-raccontata-da-libero/#2-le-smentite-del-sindaco-e-lav

“Ky është manipulim i situatës, ajo hedh njollë mbi Lampeduzën dhe të gjithë qytetarët e saj, dhe shërben vetëm për të përhapur urrejtje ndaj emigrantëve”, u shpreh Martello.

Antropologë dhe shkencëtarë të forenzikës morën pjesë në këtë hetim dhe ekspozim të lajmit të rremë, të cilët thanë se nëse qentë do të ishin të djegur, eshtrat e tyre nuk do të kishin ngjyrë të bardhë.

https://www.open.online/2020/08/10/cani-mangiati-a-lampedusa-dai-migranti-musulmani-ecco-cosa-non-quadra-nella-storia-raccontata-da-libero/#6-i-dubbi-sulle-ossa

Historiani i teologjisë, Davide Suleyman Amore, tha se feja islame e ka të ndaluar konsumimin e mishit të kafshëve grabitqare mishngrënëse, përfshirë edhe qentë.

https://www.open.online/2020/08/10/cani-mangiati-a-lampedusa-dai-migranti-musulmani-ecco-cosa-non-quadra-nella-storia-raccontata-da-libero/#4-sono-stati-dei-musulmani

Gjatë këtij hetimi u vërtetua se zonja në fjalë ka publikuar lajme të rreme edhe në vitin 2018 dhe si rezultat i kësaj, Twitter ka mbyllur llogarinë e saj.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere