Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ndryshohet deklarata e Mustafës për Kurtin

HIBRID

Portali i dyshimtë “Winingal.com” ka publikuar një lajm duke pretenduar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka cilësuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin si një “person i lodhur”.

Ky artikull, i publikuar më 9 gusht, merr për bazë deklaratën e Mustafës, dhënë për gazetaexpress.com, të cilën ky portal e ka deformuar përmes titullit, duke i dhënë konotacion tjetër.


Teksti origjinal i publikuar në Winingal.com:

Mustafa: ‘Albin Kurti pos gjëra të ulta asgjë tjeter nuk mundet me i ofru ketij populli është person i “lodht”?

VV’ja ofron vetëm karantinë dhe propagandë, s’ka partner për rrëzimin e Qeverisë

Isa Mustafa nuk po sheh asgjë të mirë te Partia e Albin Kurtit me të cilin fillimisht ndërtoi koalicionin e “Shpresës”. Po thotë se Vetëvendosje ofron vetëm karantinë për njerëzit, propagandë dhe viktima të propagandës. Madje, po thotë se VV s’mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’mund të gjejë partner. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!


Burimi i këtij informacioni, i trajtuar gabimisht nga “Winingal.com”, është deklarata e Mustafës dhënë për gazetaexpress.com, si reagim ndaj kreut të Vetëvendosjes, Ablin Kurtit, i cili kishte paralajmëruar se do të ndërmerr iniciativë për të rrëzuar Qeverinë, të kryesuar nga LDK. Mirëpo, pas një hulumtimi të bërë nga hibrid.info, është parë që gazetaexpress.com, me gjasë nuk e ka të arkivuar këtë artikull, dhe për këtë arsye, deklaratat e Mustafës po ju sjellim të ribotuara nga mediat tjera online.

Lideri i LDK-së: VV-ja ofron vetëm karantinë dhe propagandë, s’ka partner për rrëzimin e Qeverisë

Isa Mustafa: VV’ja ofron vetëm karantinë dhe propagandë, s’ka partner për rrëzimin e Qeverisë


Analizë:

Titulli i artikullit të botuar në Winingal.com nuk është i vërtetë, dhe si i tillë nuk përkon me tekstin dhe deklaratën e Isa Mustafës. Për këtë arsye, ky artikull është cilësuar si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere