Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet deklarata e rreme e Hovenier mbi opozitën në Kosovë

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (09 korrik) një video-material, me imazhin e Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-ve, në Kosovë.

Në publikim pretendohet për një deklaratë të ambasadorit amerikan, ku thuhet se “Opozita më shumë pajtohet me kërkesat që vijnë nga Beogradi, se sa me vendimet e Qeverisë. Pra, kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj qeverisë”.

Hibrid.info ka zhvilluar hulumtimin me anë të makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale por nuk ka gjetur një deklaratë të tillë të bërë nga ambasadori amerikan.

I njëjti pretendim është trajtuar edhe më herët nga hibrid.info (shih këtu).


Vegëza e video-materialit të publikuar në llogarinë “lagraqsaqi”:


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit në lidhje me deklaratën e pretenduar si dhe ka gjetur artikuj të publikuar në mediat “Nacionale” dhe “Gazeta Express”, ku tregohej se si Tomë Gashi, avokat, kishte ndarë të njëjtën deklaratë të pretenduar në llogarinë e tij në Facebook.

Në të dy rastet, deklarata e ambasadorit cilësohej si e rreme (shih këtu dhe këtu).

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe deklaratat e fundit të Jeffrey Hovenier, të publikuara në disa media, për të vërtetuar se deklarata e pretenduar e ambasadorit amerikan, nuk qëndron (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Një video-material me fotografinë e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e bashkangjitur me një deklaratë të rreme, është publikuar në TikTok, nga llogaria me emrin “lagraqsaqi”.

Hibrid.info nuk ka gjetur të publikuar një deklaratë të tillë në burimet relevante dhe të besueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere