Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Hamza nuk është shprehur kundër idesë për hapjen e Urës së Ibrit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, gjatë një takimi të enjten ka dalë kundër idesë për hapjen e Urës së Ibrit.

Ky pretendim u publikua dje (27 qershor) nga një llogari në Facebook që mban emrin “Lule Gjeli”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar lidhur me këtë, i cili do ta mbështeste pretendimin nga llogaria e lartcekur.


Vegëza e postimit të publikuar nga llogaria “Lule Gjeli” në Facebook:

https://archive.is/hCXpl


Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se dje (27 qershor), Hamza ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook, rreth takimit që kishte zhvilluar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes këtij njoftimi, Hamza sqaroi se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-ve. (shih këtu)


Hibrid.info ka kërkuar përmes Google me fjalët kyçe “Bedri Hamza shprehet kundër hapjes së Urës së Ibrit”, por që rezultatet nuk ofrojnë asnjë informacion të publikuar kohëve të fundit lidhur me këtë pretendim. (shih këtu)

Hibrid.info ka arritur të gjejë një qëndrim të Hamzës të publikuar më 2 maj 2023, gjatë një interviste dhënë për GazetaExpress.com. Hamza ishte shprehur pro hapjes.

“Çështja e urës është e vonuar, e stërvonuar dhe ka ndikuar në lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy pjesët e qytetit, edhe në pjesën veriore dhe në pjesën jugore”, kishte thënë ndër të tjera Hamza. (shih këtu)


Analiza:

U publikua një pretendim se Bedri Hamza dje (27 qershor) gjatë një takimi ka dalë kundër idesë për hapjen e Urës së Ibrit.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar gjatë ditëve të fundit që do ta mbështeste këtë pretendim.

Gjatë muajit maj 2023, Hamza ishte shprehur pro hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se është çështje e vonuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson postimin e bërë nga llogaria “Lule Gjeli” në Facebook si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere