Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Seksi nuk u regjistrua si sport në Suedi

FATBARDH DEMA

Disa mediume online në gjuhën shqipe, me datë 4 dhe 5 qershor kanë publikuar një artikull me pretendimin se Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport dhe se, për herë të parë, me 8 qershor do të organizojë Kampionatin Evropian të Seksit, që pritet të mbahet në Goteburg të këtij shteti.

Ky artikull, për herë të parë u publikua nga mediumi indian “OpIndia.com”. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet intervista me Dragan Bratych, presidenti i Federatës Suedeze të Seksit. (shih këtu)

Megjithatë, pas verifikimit të kryer nga platforma për kontrollim të fakteve, Snopes.com e cila, njëjtë sikurse hibrid.info, është edhe anëtare në Rrjetin Ndërkombëtar për Kontroll të Fakteve (IFCN), është konstatuar pavërtetësia pretendimit që seksi është shpallur sport.


Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu.


Snopes.com në artikullin kushtuar kësaj ngjarje bën të ditur se, në muajin prill të këtij viti, gazeta suedeze “Göteborgs-Posten” hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se aplikimi i Federatës Suedeze të Seksit për anëtarësim ishte refuzuar nga Konfederata Suedeze e Sporteve (RF). (shih këtu)


Kryetari i Konfederatës së Sporteve në Suedi, Björn Eriksson, ka folur për mediumin suedez tv4.se, duke thënë se e ka të qartë se seksi nuk është pjesë e biznesit të tyre.

“Shpresoj që kjo marrëzi të largohet. Do të jetë një jo unanim nga ne”, tha ai. (shih këtu)


Analiza:

Media në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se Suedia ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport dhe se do të organizojë “Kampionatin Evropian të Seksit”.

Ky pretendim së pari është publikuar nga mediumi indian “OpIndia.com”, e që më pas është cilësuar si i rremë nga platforma për kontroll faktesh “Snopes.com”.

Suedia nuk e regjistruar seksin si sport dhe se aplikimi i “Federatës Suedeze të Seksit” për anëtarësim është refuzuar nga Federata suedeze e sporteve.

Hibrid.info e ka vlerësuar artikullin e publikuar nga mediumet në gjuhën shqipe si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere