[email protected]
Lajm i rremë që paraqet deklaratë të trilluar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Fjalët.com”, ka publikuar një artikull me pretendimin që kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur se nuk ka korrigjim të kufijve në Kosovë, dhe se ajo tokë është e shqiptarëve.

Ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa edhe përmbajtja është jo e plotë dhe e ndryshuar qëllimshëm.

Ky portal i dyshimtë ka marrë deklaratën e ekspertit gjerman Bodo Weber, duke e fshirë emrin e tij për ta zëvendësuar me emrin e Angela Merkel-it, në mënyrë që të dezinformojë audiencën.

Teskti i artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

Angela Merkel: Ajo tokë është e Shqiptarëve! Nuk ka korigjim të kufijve në Kosovë

Angela Merkel ka folur rreth asaj nëse Gjermania do të mbetet e vetme si fuqi në Evropë kundër idesë së korrigjimit të kufijve marrë parasysh mospajtimet aktuale me Francën.

Weber në një intervistë për gazetën Express thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, meqenëse një shumicë e madhe e shteteve të BE-së në një periudhë për më shumë se një vit, janë kundër idesë së rr.ezikshme të shkëmbimit të territoreve. / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/11/07/angela-merkel-ajo-toke-eshte-e-shqiptareve-nuk-ka-korigjim-te-kufijve-ne-kosove/?fbclid=IwAR3gJVp3vQbu3rInfb9QCLn_SHvTpyjOsmcIaJSRG_Eh5ZFN3RPhW8atGjw

Më 26 tetor të vitit 2019, eksperti gjerman Bodo Weber ka folur rreth asaj nëse Gjermania do të mbetet e vetme si fuqi në Evropë kundër idesë së korrigjimit të kufijve marrë parasysh mospajtimet aktuale me Francën e cila asnjëherë nuk ka shfaqur një qëndrim përfundimtar për kufijtë, dhe momentumit të krijuar me caktimin e Përfaqësuesit Special të Trumpit, Richard Grenell, për të cilin thuhet se do të provojë të shtyjë përpara idenë e korrigjimit të kufijve.

Weber kishte thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, meqenëse një shumicë e madhe e shteteve të BE-së në një periudhë për më shumë se një vit, janë kundër idesë së rrezikshme të shkëmbimit të territoreve.


Vegëza e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga portali lajmi.net:

https://lajmi.net/weber-nese-grenell-tenton-te-shtyje-perpara-idene-per-shkembim-te-territoreve-e-ka-be-ne-kunder/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Fjalët.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, edhe përmbajtja është ndryshuar qëllimisht, duke pretenduar që ta paraqesin si lajm sensacional në mënyrë që të përfitohet nga klikimet në rrjete sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë”, “Lajm i rremë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt. Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others