Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “po përgatitet kurth për rrëzimin e Kurtit”, është i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “Alarm për gjithë Kosovën: Ja kush e dëshiron rrëzimin e Albinit dhe po pregatit kurthin për të”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se artikulli i bërë është i bazuar nga një opinion i botuar më 18 korrik 2021, portalin informativ “Botsot.info”. Ky opinion ishte bazuar në ngjarjet politike të asaj kohe.

Përfaqësuesit e partive opozitare, LDK dhe AAK, atëkohë kërkonin të organizoheshin protesta me qëllim rrëzimin e Qeverisë Kurti, si pasojë e disa ngjarjeve që u zhvilluan në muajin korrit të vitit të kaluar, si helmimi i qytetarëve në Deçan (shih këtu), si dhe vendimi i Qeverisë për taksën prej 5 eurosh për regjistrimin e automjeteve. (shih këtu)

Pra, lajmi është i vjetër dhe portali i dyshimtë “albasky.com” është munduar ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/alarm-per-gjithe-kosoven-ja-kush-e-deshiron-rrezimin-e-albinit-dhe-po-pregatit-kurthin-per-te-2/?fbclid=IwAR2ZvYfy4TpqWdQQ8CmpAVYOa4fNngvwQ1MfowRa_2DMTnC4CBFx-PRr5qc

Ky artikull u shpërnda edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimi, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (18 korrik 2021) nga portali “Botasot.info”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit korrik 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere