Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin Të fundit | Narrativa të kundërta në media sociale lidhur me protestën Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

I arrestuari për fajde në Prizren, nuk është familjar i Mytaher Haskukës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull që pretendon i të arrestuari (37 vjeçari Akcan Haskuka) në aksionin kundër fajdes në Prizren, është familjar i ish-kryetarit Mytaher Haskuka.

Artikulli me këtë pretendim është publikuar më 10 korrik nga mediumi online “IndeksOnline.net”.

E vërteta?

Ish-kryetari Haskuka ka thënë se nuk ka lidhje familjare me personin e arrestuar në këtë rast.

Edhe në përmbajtje të artikullit e hasim pretendimin e trajtuar, kur për të arrestuarin Akcan Haskuka thuhet se, “IndeksOnline mëson se ai është familjar i ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka”.

Por, ish-kryetari Haskuka ka shkruar dje (11 korrik) në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se i arrestuari për këtë rast nuk është familjar i tij (shih këtu).

Postimi i Mytaher Haskukës:

“Me lajme të rreme vazhdojnë të shqetësojnë familjarët e mi të vërtetë. Nuk e di sa herë duhet të theksoj që çdo person që ka mbiemrin Haskuka nuk do të thotë që është familjar i imi. Por puna e tyre nuk është gazetaria, por shpifja me pagesë. Këta janë mercenarë të dezinformimit”.


Akcan Haskuka është arrestuar në flagrancë në Prizren nën dyshimet për fajde dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Operacioni policor u zhvillua më 10 korrik 2025, pas disa javë hetimesh dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren. Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit janë zbatuar masa të fshehta teknike dhe është kryer kontroll në banesën e tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në ndalim policor, ndërsa hetimet po vazhdojnë (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi i artikullit se i arrestuari Akcan Haskuka është familjar i ish-kryetarit Mytaher Haskuka nuk qëndron.

Ish-kryetari Haskuka e ka mohuar publikisht çdo lidhje familjare me të.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere