Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk mund të zgjidhet online lojtari më i mirë i vitit në Francë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një vegëz, me anë të së cilës është pretenduar se mund të votojnë të gjithë ata që kanë qasje online, për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Ligue 1, në Francë, për të cilin në nominim është edhe futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova.

Vegëza është gjetur e publikuar dje (2 maj) në facebook, nga llogaria e gazetarit të sportit, Arlind Sadiku.

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se çmimin në fjalë e ndan Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP), me votat e lojtarëve që luajnë në këtë ligë.


Vegëza e publikimit nga llogaria e gazetarit Arlind Sadikut në Facebook:

https://archive.is/T6Pid


I njëjti pretendim është publikuar me anë të artikujve informues edhe nga portalet: “Gazeta Express” (këtu), “Insajderi.org” (këtu), “Sinjali.com” (këtu), “Nacionale” (këtu), “Paparaci.com” (këtu), “Atvlive.tv” (këtu), “Indeksonline.net” (këtu) dhe “Reporteri.net” (këtu).


Hibrid.info ka kontrolluar vegëzën e shpërndarë (këtu) nga gazetari Sadiku dhe mediat e lartcekura, dhe ka konfirmuar se e njëjta buron nga ueb-faqja zyrtare e UNFP (këtu), organizatë kjo që ndan çmimet për lojtarët më të mirë në futbollin francez.

Vegëza e lartcekur paraqet ueb-faqen “Trophees UNFP”, në të cilën publikohen informacione për çmimet që ndan UNFP. Marrë parasysh se futbolli francez është në përfundim të sezonit, ky union ka publikuar në këtë faqe, nominimet për lojtarët më të mirë të vitit.

Pas përkthimit automatik të përmbajtjes së faqes në fjalë, kuptohet se faqja “Trophee UNFP” ka publikuar një mundësi votimi, ku të gjithë ata që kanë qasje online mund të japin parashikimin e tyre për lotarin më të mirë të sezonit në Francë.


Nga hulumtimi i mëtejshëm, hibrid.info ka vërtetuar se vota për çmimin e lojtarit më të mirë në Ligue 1 të Francës, për të cilin është i nominuar edhe Edon Zhegrova, është ekskluzivitet i futbollistëve të kësaj lige (shih këtu).


Analiza:

Faqja ku mund të jepet parashikimi për lojtarin më të mirë të Ligue 1 në Francë, me anë të votimit online, paraqitet në mënyrë të pasaktë, si mundësi e votimit direkt për këtë trofe.

Hibrid.info ka gjetur se çmimet për lojtarët më të mirë në këtë ligë ndahen nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP), nëpërmjet votave të futbollistëve, që luajnë aty.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere