Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Imazhi është i manipuluar ose i krijuar nga inteligjenca artificiale (IA).

Publikohet një imazh që shfaq Albin Kurtin, në një moshë më të hershme në një stacion treni.

Ai është ulur në një stol druri, krah për krah me një grua me flokë të kuqërremta. Skena përfshin elemente si pasagjerë të tjerë në lëvizje, një tren në sfond dhe një tabelë të stacionit ku shkruhet “Železnička Stanica Beograd”.

Imazhi ka mbishkrimin “Del Fotoja e Kurtit dhe dashnores serbe Lidija Sokoloviq diku ’90 Beograd” dhe është publikuar të shtunën (5 shtator) në TikTok nga llogaria me emrin “infofakte10”.

Cila është e vërteta?

Imazhi është i manipuluar ose i krijuar nga inteligjenca artificiale (IA).

Deri në momentin e trajtimit të pretendimit, përmbajtja që e shfaq atë, ka marrë mbi 17 mijë shikime, mbi 23o pëlqime dhe komente, në përmbajtjen e disa prej të cilëve, vihet re se audienca ka mundësi ta përceptojë atë si të saktë.

E njëjta përmbajtje është gjetur e publikuar në Facebook nga llogaritë me emrat “Shukri Meholli” dhe “Bardh Nengurra”.


Për shkak të jonatyrshmërisë së shfaqur në imazh, hibrid.info ka kontrolluar atë përmes platformës së inteligjencës artificiale “HiveModeration”.

Në bazë të analizës së kryer përmes kësaj platforme, u konstatua se imazhi ka një probabilitet shumë të lartë prej 96.7% për të qenë i gjeneruar nga IA si dhe një shkallë prej 64.5% si Deepfake.

Gjithashtu, platforma ka identifikuar burimet e mundshme të gjenerimit (si pixverse, pika dhe wan).


Nuk është hera e parë që në hapësirën digjitale qarkullojnë pretendime të ngjashme rreth kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe lidhjeve të pretenduara me familjen e ish-ministrit serb Zoran Sokoloviq.

Më parë, hibrid.info ka trajtuar një rast tjetër ku një fotografi e vjetër e Kurtit me dhjetë persona të tjerë ishte përdorur për të aluduar për takime të ngjashme, pretendim i cili pas verifikimit rezultoi të ishte i pakonfirmuar, pasi personat që shfaqeshin në imazh sqaruan se bëhej fjalë për një grup studentësh shqiptarë gjatë një udhëtimi në Danimarkë (shih këtu).

Analiza:

Imazhi që shfaq Albin Kurtin pranë një gruaje dhe përmban mbishkrimin “Fotoja e Kurtit dhe dashnores serbe Lidija Sokoloviq diku ’90 Beograd” është i manipuluar.

Imazhi është krijuar përmes inteligjencës artificiale (IA). Analiza përmes platformës “HiveModeration” vërtetoi se imazhi ka një probabilitet prej 96.7% për të qenë i gjeneruar nga IA dhe 64.5% si Deepfake.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere