Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Izraeli nuk ka ushtri më të fortë se të gjitha vendet fqinje dhe se Turqia

HIBRID

Disa media online kanë publikuar një artikull në të cilin pretendohet se Izraeli ka ushtrinë më të fortë në rajonin e Lindjes së Mesme, duke lënë prapa edhe shtetin e Turqisë.

Lajmi i këtij artikulli është i vjetër, i publikuar nga mediumi “Izraelisot.com”, në vitin 2014. Edhe përkundër faktit se lajmi është i vjetër, edhe në titullin e artikullit autentik, nuk përmendet se ushtria e Izraelit lë prapa ata të Turqisë, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar sot (16 maj 2021) nga disa media kosovare. Lajmi i “Izraelisot.com” i është referuar ekspertëve amerikanë Patrik Megahan dhe Kris Harmer, të cilët shprehen se forcat mbrojtëse izraelite kanë më shumë cilësi se ushtritë e tjera vendeve të rajonit.

https://www.izraelisot.com/2014/10/30/izraeli-shteti-me-ushtrine-me-te-forte-ne-lindjen-e-mesme/?fbclid=IwAR1DgCtRrVo_o9F4Bv0JP9BYwsDbQFhdI2ddutUgFjD47wXLnTRKKX6NK5Y

Gjithashtu, ky artikull i mediave që pretendojnë ta paraqesin si aktual, i referohet edhe raportit të publikuar në “Business Insider”, ku shkruan se Izraeli ka një avantazh të dukshëm në rajon, i cili vjen në sajë të marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në dhe investimeve në industrinë e saj mbrojtëse, ku përfshihen asetet hapësinore, avionë shumë të avancuar luftarakë, dronë dhe armë bërthamore.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve në ranglistën e “Business Insider”, ka gjetur se Izraeli sikurse në vitin 2014, kur është publikuar artikulli, por edhe tash nuk gjendet para shtetit të Turqisë sa i përket forcës ushtarake. Ndërsa në rangimin e 2021, kjo forcë ushtarake nuk e kalon për nga niveli as atë të Egjiptit, shtet ky fqinjë dhe në kufi me vet Izraelin.

Vegëza e artikullit të publikuar sot në disa media kosovare:

Business Insider: Izraeli ka ushtrinë më të fuqishme në Lindjen e Mesme, lë prapa edhe Turqinë

https://gazetametro.net/izraeli-ka-ushtrine-me-te-fuqishme-ne-lindjen-e-mesme-le-pas-edhe-turqine/?fbclid=IwAR2AsuX5t7jjeC13Dyxz-13aY_zebSCa7DLgW–1yBeqTPClaSytPjcqeyk

https://veriu.info/ranglista-izraeli-ka-ushtrine-me-te-fuqishme-ne-lindjen-e-mesme-le-prapa-edhe-turqine/?fbclid=IwAR2Ion5Yrm915Ou0IYmlZs8CPv9jUeUR78fXYHqc-Cn4oh74gjbodLaCaOA

Në ranglistën e publikuar nga “Business Insider”, kuptohet se Turqia në vitin 2014 renditej si e 8-ta në botë, ndërsa aktualisht zë vendin e 10-të në renditjen e ushtrive botërore, përderisa ajo e Izraelit renditet e 14-ta në vitin 2021, ndërsa në vitin 2014 zinte vendin e 11-të (këtu). Aktualisht, para ushtrisë së Izraelit gjendet edhe ajo e Egjiptit (12), vend fqinjë dhe në kufi me shtetin hebre.

Ranglista e forcave ushtarake e publikuar në “BusinessInsider” në vitin 2021:

https://www.businessinsider.in/defense/ranked-the-worlds-20-strongest-militaries/slidelist/51930339.cms#slideid=51930353


Edhe në uebfaqen e specializuar për çështje të mbrojtjes – “globalfirepower.com”, ushtria izraelite renditet prapa asaj të Turqisë dhe Egjiptit, në vendin e 20-të në botë.

https://www.globalfirepower.com/countries-listing.php?fbclid=IwAR06idyWAK5tPhltSvcSDR67riPIt02zSpyxl6TKRYgaQDK2PNJsARGXOxg


Analiza:

Portalet kosovare, në artikullin e publikuar, kanë përdorur një lajm të vjetër, i cili si rrjedhojë përmbanë edhe informata të pa azhurnuara. Gjithashtu, në këtë artikull është vendosur titull i paqëndrueshëm sa i përket ushtrisë izraelite që gjoja është më e fortë se ajo turke. Por, në artikull asnjëherë nuk përmendet një gjë e tillë.

Edhe në referencën e mbështetur “Business Insider”, nuk gjendet një gjë e tillë siç pretendohet në titull, pasi ushtria izraelite qëndron më poshtë se ajo turke.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere