Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Keqinterpretohet deklarata e Gashit për “mbledhjen e nënshkrimeve për president” nga Haradinaj

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar përmbajtje me mbishkrimin që pretendojnë se ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën për president të shtetit.

Përmbajtjet janë publikuar të enjten (29 janar) nga faqet në Facebook e tw mediave “Zeri” dhe “Mitropol” si dhe nga faqet “TandemPress”, “Shprehu 02” dhe “Prishtina Ime”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se në këto përmbajtje deklarata e Gashit është keqinterpretuar.


Hibrid.info ka vërejtur se në të gjitha këto postime është theksuar se Gashi këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë për televizionin “ATV”.

Pas hulumtimit është gjetur një video-material i shkëputur nga kjo intervistë dhe i publikuar në faqen në Facebook të këtij medium, me mbishkrimin “Ramush Haradinaj po i mbledh nënshkrimet për President” (shih këtu).

Sipas asaj që shihet dhe dëgjohet në video, Gashi ka thënë: “Ka pasë ide me sa kam pa që Ramush Haradinaj me i mbledh nënshkrimet nga deputetët individualisht apo nga grupet politike, por nuk e di a është konkretizu”.

Kjo nënkupton se në bazë të deklaratës së Gashit, mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve nga Ramush Haradinaj për kandidaturën presidenciale është përmendur si opsion, por nuk dihet nëse është zbatuar.

Ndërkohë, në përmbajtjet e trajtuara, ideja e përmendur nga Gashi për mbledhjen e nënshkrimeve nga Haradinaj është paraqitur në mënyrë të pasaktë si fakt i kryer.

Hibrid.info ka hasur në deklarata të disa akterëve të AAK-së, të cilët e kanë dhënë si ide që Haradinaj të jetë president, por nuk dihet nëse Gashi u është referuar këtyre deklaratave (shih këtu dhe këtu).


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor 2025. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve ende nuk janë certifikuar. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe pasi organet përkatëse t’i shqyrtojnë të gjitha ankesat potenciale për procesin (shih këtu). Ndërsa në bazë të Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes (shih këtu).

Në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës theksohet se secili shtetas mund të nominohet si kandidat për president nëse i siguron nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve të Kuvendit. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për president.


Analiza:

Në disa përmbajtje pretendohet se ish-deputeti Arben Gashi ka deklaruar se Ramush Haradinaj po i mbledh nënshkrimet për kandidaturën presidenciale.

Por në të vërtetë, Gashi deklaroi vetëm se kjo ishte një ide që kishte dëgjuar, pa ditur nëse është realizuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere