Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Simiq nuk tha se ka votë vetëm për PDK-në dhe LDK-në

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali të publikuar të mërkurën (19 nëntor) në TikTok, u pretendua se kryetari i Listës Serbe në seancën e Kuvendit ka thënë se ky subjekt politik nuk ka votë për Qeverinë Konjufca, por vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se ky pretendim nuk është i vërtetë. Po ashtu, personi që shihet në këtë video nuk është kryetar i Listës Serbe, por deputeti nga ky subjekt politik, Igor Simiq. Kryetar i këtij subjekti politik është Zllatan Elek.

Çka tha Simiq?

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se kjo parti nuk do të votojë as mandatarin e dytë, që në këtë rast bëhet fjalë për Glauk Konjufcën, i cili u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për të formuar Qeverinë, pasi lideri i partisë, Albin Kurti, dështoi t’i siguronte votat e nevojshme më 26 tetor.

“Herën e kaluar kemi dhënë një qëndrim të qartë dhe nëse e shohim që është përralla e njëjtë, por paketimi tjetër, qëndrimin e kemi të njëjtë . Keni sjellë 100 vendime kundër popullit të Serbisë, asgjë nuk keni bërë mirë, as për shqiptarët, as boshnjakët, as romët, as cilindo popull tjetër që jeton në Kosovë, dhe për atë që do të mbaheni në mend është që keni thyer të gjitha ligjet duke formuar diktaturë dhe dëshirës së madhe t’i ruani karriget tuaja, privilegjet dhe të ikni nga zëri i popullit”, deklaroi Simiq. (shih artikullin në RTKLive.com.

Ai tha se janë të gatshëm për zgjedhje.

“Lista Serbe nuk do ta përkrahë këtë, dhe ju ftojmë të gjithëve të shkojmë në zgjedhje dhe të shohim pastaj si do të jetë reagimi i popullit në gjithë këtë çfarë keni bërë ju. Edhe njëherë, Lista Serbe nuk do të votojë për atë çfarë ka përgatitur, Albin Kurti”, deklaroi deputeti serb, Simiq.

Pra, në asnjë rast Simiq nuk ka përmendur LDK-në apo PDK-në, siç pretendohet në përmbajtjen e publikuar në TikTok.

Analiza:

Përmes një videoje të publikuar më 19 nëntor në TikTok u pretendua se kryetari i Listës Serbe kishte deklaruar se partia e tij do të votonte vetëm për PDK-në dhe LDK-në, por jo për Qeverinë Konjufca.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pavërtetë, si dhe personi në video nuk është kryetari i Listës Serbe, por deputeti Igor Simiq.

Në fjalën e tij, Simiq tha se Lista Serbe nuk do ta mbështesë mandatarin e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcën, ashtu siç nuk e mbështeti as kandidatin e parë, Albin Kurtin. Gjatë fjalimit të tij, deputeti nga Lista Serbe nuk e përmendi fare PDK-në apo LDK-në.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere