Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Kërkohet ndihmë financiare për shërim duke përdorur fotografitë e fëmijëve rusë të paraqitur si shqiptarë

HIBRID

Një llogari me emrin “Rena Capo” ka postuar një shkrim në hapësirën e vet në Facebook, ku pretendohet se autori/ja e publikimit është nëna e një foshnje 5 muajshe të sëmurë, e cila ka nevojë për operim.

Në të njëjtin shkrim që është publikuar edhe në grupin publik në Facebook me emër “DIASPORA KOMBËTARE E SHQIPTARISË”, në postimin e shoqëruar edhe me fotografi të foshnjës, kërkohet ndihmë financiare në realizimin e operacionit.

Duke u nisur nga dyshimi se në postim nuk shfaqet xhirollogari bankare për ndihmën financiare, e as informata tjera, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka arritur të gjejë identitetin real të foshnjave të shfaqura në dy nga fotografitë e publikuara, me anë të cilave pretendohet të paraqitet foshnja në fjalë.


Vegëza e postimin të publikuar në Facebook:

https://www.facebook.com/renata.capo12/posts/pfbid0gRivptgsmiL6uSVfwsVUqH4hq5TwZ6MupLbsNcKxniURj3tK1uuWeGMttFfQgqeRl


Postimi i njëjtë i publikuar edhe në grupin publik në Facebook me emrin “DIASPORA KOMBËTARE E SHQIPTARISË”. (shih këtu)


Ndonëse autori/ja e ka arsyetuar mungesën e xhirollogarisë duke pretenduar se gjendet në spital, mos paraqitja e xhirollogarisë në raste të tilla, lë vend për dyshime.

Për ta vërtetuar autenticitetin e publikimit, hibrid.info me anë të makinave të kërkimit ka hulumtuar dhe ka gjetur identitetin real të foshnjave të paraqitura në dy prej fotografive të publikuara në postim (shih këtu dhe këtu).


Në bazë të të dhënave për foshnjat, fotografitë e të cilave janë gjetur të publikuara në instagramin e një fondacion bamirës (shih këtu), në kuadër të mbledhjes së fondeve për shërimin e tyre, janë nga Rusia.

Dy fotografitë tregojnë dhe dëshmojnë identitetin e ndryshëm të foshnjave të paraqitura dhe datojnë nga që nga viti 2020, gjë e cila bie ndesh me pretendimin e ngritur nga llogaria “Rena Capo” në Facebook.

Po ashtu për ta sqaruar edhe më shumë, hibrid.info ka gjetur ueb-faqen e fondacionit bamirës me veprim në Rusi me emrin “Vera v detstvo” (shih këtu).


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një llogari në Facebook ka publikuar një postim ku kërkohet ndihmë financiare për një foshnje të sëmurë, duke përdorur fotografi të foshnjave nga Rusia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere