Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faqja me pronësi të dyshimtë vazhdon të publikojë shpallje të rreme për ofrim të kredive

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” publikon postime me pretendim të rremë t’i paraqesë ato si oferta për kredi-marrje.

Me datë 2 maj kjo faqe ka publikuar një postim me pretendimin për një ofertë deri në 20 mijë euro për mobilim të shtëpisë.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo kampanjë është e Bankës CREDINS në Kosovë, e cila për mobilim të shtëpisë ka lëshuar një kampanjë për kredi deri në 8 mijë euro.

Pra, faqja e lartcekur ka marr fotografinë e Bankës CREDINS, të cilës i ka larguar logon dhe ka ndryshuar përshkrimin e kësaj kampanje.


Vegëza e postimit në faqen “Kredi personale” në Facebook:

https://www.facebook.com/financiarurgjente/posts/pfbid02jyY8xJP1eFzU7rVFwTHsiQy51gt25PUdEXgNxDxyzqPzN2nUrRHHPer3fzW9z8Xvl


Në faqen zyrtare në Facebook të Bankës CREDINS, është gjetur kjo kampanjë e postuar me datë 17 prill. (shih këtu)


Faqja “Kredi personale” ka marr postimin e kampanjës së Bankës CREDINS, të cilës i ka ndryshuar shumën e kredisë dhe normën vjetore të interesit. (shih më poshtë krahasimin)


Gjithashtu, në faqen “Kredi personale” nuk ka të dhëna të mjaftueshme që dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën. Ndërsa në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina. (shih këtu).

Përveç këtyre të dhënave, kjo faqe posedon edhe një e-mail “duanemelissa85@gmail.com”.


Faqja e lartcekur edhe më parë ka publikuar kampanja të tilla të marra nga institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri, e që gjithashtu janë trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “Kredi personale” që numëron mbi 3 mijë ndjekës pretendon rrejshëm se ofron kredi online deri në 20 mijë euro për mobilim të shtëpisë.

Kampanja që u publikua nga kjo faqe i takon Bankës CREDINS në Kosovë, të cilën është munduar ta përvetësojë, duke i larguar logon autentike, si dhe duke i ndryshuar shumën e kredisë dhe normën vjetore të interesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere