Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Konferenca përmbyllëse e projektit “Bashkëpunimi me Media në Kosovë”

HIBRID

Hibrid.info ka organizuar të martën konferencën me rastin e përmbylljes së projektit “Bashkëpunimi me Media në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Ambasada e Francës në Kosovë, duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve, mediave, shoqërisë civile dhe gazetarë nga komunitete të ndryshme.

Konferencën e hapi Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mbështetjes së mediave të pavarura dhe bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve përballë sfidave të përbashkëta. Ai nënvizoi ndikimin që dezinformimi ka në shoqëri dhe rëndësinë e iniciativave që forcojnë gazetarinë profesionale, dialogun ndërmjet komuniteteve dhe besimin në informacionin e verifikuar. Ambasadori, po ashtu, vlerësoi projektin “Bashkëpunimi me Media në Kosovë” si një shembull konkret të këtij angazhimi.

Në vijim, nga Hibrid.info është prezantuar rrugëtimi dhe rezultatet e projektit, i cili u fokusua në ndërtimin e partneritetit ndërmjet organizatave dhe mediave, trajnimet profesionale, kurset e gjuhës shqipe dhe serbe, gazetarinë hulumtuese, prodhimin e përmbajtjeve mediale dhe ndikimin që ato patën te publiku.

Konferenca vijoi me dy diskutime panelesh kushtuar sfidave dhe perspektivave të gazetarisë në Kosovë. Paneli i parë, “E ardhmja e mediave të pavarura në Kosovë”, trajtoi çështje që lidhen me dezinformimin, besimin e publikut, qëndrueshmërinë e mediave dhe pavarësinë editoriale. Ndërkaq, paneli i dytë, “Gazetaria si urë bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve”, u përqendrua në rolin e gazetarisë bashkëpunuese në promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Ky projekt u zbatua nga një partneritet prej tetë organizatash: Hibrid.info, Kosovo 2.0, KoSSev, Radio Kim, Radio Goraždevac, BIRN, Media Center Çaglavica dhe Instituti Francez në Kosovë, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë. Gjatë gjithë zbatimit të projektit partnerët bashkëpunuan ngushtë në zhvillimin e trajnimeve, kurseve të gjuhës, prodhimin e artikujve, videove, podcast-eve, debateve publike dhe aktiviteteve të tjera që synuan forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mediave shqip dhe serbisht folëse.

Konferenca u përmbyll me mesazhin se, edhe pse projekti ka arritur në fundin e tij, partneritetet, rrjetet profesionale dhe bashkëpunimi i krijuar përbëjnë një bazë të rëndësishme për iniciativa të reja në të ardhmen.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere