Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Organizohet gara e parë mes gjimnazeve për edukim medial në Kosovë

HIBRID

Më 21 shkurt, në Kosovë u zhvillua gara e Ambasadorëve të Edukimit Medial, aktiviteti përfundimtar i programit “School Outreach Program – Empowering Media Literacy in Kosovo” (Programi i ndërgjegjësimit në shkolla – Fuqizimi i edukimit medial në Kosovë), ku nxënësit demonstruan aftësitë e tyre në identifikimin e keqinformimit, verifikimin e fakteve dhe komunikimin përgjegjës.

Në garë morën pjesë 60 nxënës nga 13 gjimnaze shqiptare dhe dy grupe nxënësish nga shkolla të komunitetit serb, duke përfaqësuar gjithsej 15 institucione arsimore nga e gjithë Kosova. Ky grup i përzgjedhur erdhi si rezultat i një cikli trajnimesh që përfshiu rreth 600 nxënës nga gjimnazet e 7 rajoneve dhe 21 komunave, ku ata morën njohuri dhe praktikë mbi edukimin medial, verifikimin e informacionit dhe komunikimin përgjegjës. Programi, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Hibrid.info, ka për qëllim fuqizimin e të rinjve si mendimtarë kritikë dhe si ambasadorë të edukimit medial brenda komuniteteve të tyre.

Nxënësit e shkollave pjesëmarrëse përfaqësuan: Gjimnazin “Sami Frashëri” – Prishtinë, Gjimnazin “Hajdar Dushi” – Gjakovë, Gjimnazin “Xhelal Hajda – Toni” – Rahovec, Gjimnazin “Asllan Berisha” – Rogovë, Gjimnazin “Kongresi i Manastirit” – Pozharan, Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” – Gjilan, Gjimnazin “Jeta e Re” – Suharekë, Gjimnazin “Frank Bardhi” – Mitrovicë, Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Drenas, Gjimnazin “Haxhi Zeka” – Istog, Gjimnazin “Hamdi Berisha” – Malishevë, Gjimnazin “Dardania” – Hani i Elezit dhe Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj.

Gara u zhvillua në dy nivele, duke synuar jo vetëm konkurrencën, por edhe zhvillimin e aftësive praktike dhe komunikimit të përgjegjshëm të nxënësve.

Niveli i parë  (vlerësimi i aftësive praktike)  përfshinte tre sfida kryesore: një kuiz njohurish mbi konceptet e edukimit medial, një studim rasti të keqinformimit dhe ushtrimin e mesazhit të ambasadorit. Në këtë sfidë, secili ekip përgatiti një komunikim të shkurtër për t’u shpjeguar bashkëmoshatarëve konceptet kryesore të edukimit medial, duke demonstruar aftësitë e tyre në identifikimin e keqinformimit, verifikimin e fakteve dhe bashkëpunimin efektiv.

Gjashtë gjimanzet me më së shumti pikë dhe atë Gjimnazi “Sami Frashëri” – Prishtinë, Gjimnazi “Hajdar Dushi” – Gjakovë, Gjimnazi “Xhelal Hajda – Toni” – Rahovec, Gjimnazi “Kongresi i Manastirit” – Pozharan, Gjimnazi “Dardania” – Hani i Elezit dhe Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj, vazhduan me nivelin e dytë (shfaqja përfundimtare), një sesion interaktiv i zhvilluar para bashkëmoshatarëve dhe mysafirëve të ftuar. Ky nivel përfshinte shembuj të ndryshëm sfidash, përfshirë “Fakt apo i rremë” për njohjen e lajmeve, “Inteligjencë artificiale apo jo” për identifikimin e imazheve të manipuluara, si dhe një sfidë etike mbi publikimin e një përmbajtjeje të caktuar, duke ofruar një përvojë të gjallë mësimore dhe konkuruese njëkohësisht.

Në përfundim, fitues i garës së Ambasadorëve të Edukimit Medial u shpall Gjimnazi “Xhelal Hajda – Toni” nga Rahoveci, i cili shfaqi aftësi të veçanta në përdorimin e njohurive të fituara gjatë trajnimeve.

Nga ana tjetër, nxënësit e shkollave të komunitetit serb morën pjesë vetëm në nivelin e dytë të garës. Nga dy grupet pjesëmarrëse, grupi i parë doli fitues, duke treguar një nivel të lartë të përgatitjes dhe të kuptuarit të konceptit të edukimit medial.

Në përfundim të garës, fituesit u shpërblyen me nga një kupon në vlerë prej 50 euro për secilin nxënës, i cili mund të  përdoret për blerjen e produkteve librare në Kosovë,duke i inkurajuar ata të vazhdojnë të lexojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në edukimin medial.

Kjo garë u zhvillua pas një cikli trajnimesh në 18 shkolla të mesme (15 gjimnaze shqiptare dhe 4 grupe të komunitetit serb), ku nxënësit dhe mësimdhënësit fituan njohuri mbi verifikimin e informacionit, etikën në publikim dhe përdorimin e sigurt të mediave sociale.

Në kuadër të programit, mësimdhënësit dhe qindra nxënës nga 19 shkolla morën pjesë në ushtrime praktike dhe diskutime mbi mënyrën se si informacioni formohet, shpërndahet dhe shpesh manipulohet, duke theksuar rëndësinë e mendimit kritik për të dalluar informacionin e saktë nga dezinformimi.

Duke lidhur gjimnazet nga komunitete të ndryshme, programi ka kontribuar gjithashtu në ndërtimin e një kulture të përbashkët të edukimit medial dhe të integritetit digjital.

Aktiviteti shënoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të përmirësuar edukimin medial mes nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë dhe për t’i ndihmuar ata të lundrojnë në mënyrë të sigurt në mediat sociale, duke i shndërruar të rinjtë në ambasadorë të informacionit të saktë dhe të përgjegjshëm në komunitetet e tyre.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere