Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra… Të fundit | Hibrid.info prezanton raportin mbi chatbot-ët e inteligjencës artificiale n… Të fundit | Deklarata e Kurtit nuk lidhet me protestat kundër projektit në Zvërnec, ajo… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformata dhe teori konspirative nga zyrtarët dhe med… Të fundit | Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shka… Të fundit | Paralajmërimi i zvogëlimit të trupave të KFOR-it interpretohet pabazë si kë… Të fundit | Me fotografi nga trajtimi i ushtarëve të UÇK-së pretendohet rrejshëm për “s… Të fundit | Takimi Kurti-Barbano përdoret për të ngritur pretendime të pabazuara për ba…
[ ARTIKULLI ]

Rrjeti propagandistik rus “Pravda” targeton audiencën shqipfolëse

HIBRID

Prishtinë, 18 qershor 2025 – Platforma digjitale për luftën kundër çrregullimit informativ, Hibrid.info, ka publikuar raportin hulumtues “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, i cili prezanton gjetjet kryesore mbi një rrjet të madh propagandistik dhe dezinformues rus, të njohur si “Pravda”, i cili ka targetuar edhe audiencën shqipfolëse.

Raporti tregon se si rrjeti “Pravda”, i përbërë nga dhjetëra faqe interneti që imitojnë portale lajmesh dhe janë të ndërlidhura mes vete, synon të ndikojë opinionin publik në mbi 80 shtete përmes përmbajtjeve të pabazuara në burime të besueshme. Në thelb të këtij rrjeti janë narrativat pro-ruse dhe pro-serbe që përhapen në mënyrë të automatizuar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar portalit në gjuhën shqipe albania.news-pravda.com, i cili vetëm gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025 ka publikuar 2,699 artikuj, të cilat janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës Ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru etj.

Hibrid.info ka analizuar mbi 1 mijë prej këtyre artikujve, me qëllim identifikimin e temave dominuese dhe narrativave të përsëritura. Gjetjet tregojnë se artikujt janë kritikë ndaj NATO-s, Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe politikave perëndimore, veçanërisht në lidhje me Ballkanin dhe pavarësinë e Kosovës. Sipas analizës, narrativat kryesore që përhapen për Kosovën janë se: Kosova mohohet si shtet, përshkruhet si “krahinë e Serbisë”, krahasohet me Krimenë dhe akuzohet për “terrorizëm institucional ndaj komunitetit serb”.

Megjithatë, analiza tregon se rrjeti “Pravda” nuk ka arritur të ketë ndikim real te audienca shqipfolëse, për shkak të: përkthimeve automatike të dobëta dhe gjuhës shpesh të pakuptueshme, mungesës totale të pranisë në rrjetet sociale të përdorura në rajon, numrit shumë të ulët të ndjekësve, mungesës në rezultatet e kërkimit në Google dhe trafikut minimal të web-faqes – me vetëm 11 vizita organike në ditë.

Ndryshe, raporti vëren se Ballkani është një nga objektivat kryesore të rrjetit “Pravda”, duke përbërë 16.2% të përmbajtjes së përgjithshme, ndonëse rajoni përfaqëson vetëm 3.2% të popullsisë globale. Serbia rezulton të jetë vendi më i shënjestruar, me përmbajtje 10.1 herë më shumë për frymë sesa mesatarja botërore.

Qëllimi kryesor i rrjetit Pravda është të ndikojë në mënyrë indirekte duke ngarkuar hapësirën digjitale shqipfolëse me narrativa ruse përmes përsëritjes së vazhdueshme të përmbajtjeve, me synim të ndikojë edhe në modelet e inteligjencës artificiale si chatbotët.

Raporti i plotë:

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere