Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a… Të fundit | Hibrid.info në Bordin e IFCN, një hap i ri në përfaqësimin ndërkombëtar Të fundit | Nuk ka dyshime të reja për një varrezë masive pranë kishës ortodokse në hap… Të fundit | Imazhi që paraqet Kurtin pranë Millosheviqit është i montuar
[ ARTIKULLI ]

Hibrid.info në Bordin e IFCN, një hap i ri në përfaqësimin ndërkombëtar

HIBRID

Më pak se pesë vjet pas anëtarësimit në Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN), Hibrid.info shënon një tjetër hap të madh e të rëndësishëm në angazhimin ndërkombëtar, duke u bërë pjesë e Bordit të IFCN.

Xhemajl Avdyli, Menaxher i Programit dhe Zhvillimit në ADS/Hibrid.info, është zgjedhur anëtar i Bordit të IFCN, pasi siguroi një nga dy vendet evropiane të hapura në këtë cikël zgjedhor. Mandati i tij është trevjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat të dytë.

Xhemajl Avdyli, Menaxher i Programit dhe Zhvillimit në ADS/Hibrid.info

Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Bordit të IFCN u zhvillua në dy faza. Në votimin evropian, Avdyli siguroi mbështetjen më të lartë, me 56.4 për qind të votave, duke u përzgjedhur për fazën përfundimtare. Në votimin global, ai siguroi shumicën e nevojshme të votave dhe u zgjodh anëtar i Bordit të IFCN.

Përmes këtij mandati, përvoja e Hibrid.info dhe perspektivat nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor do të përfshihen më drejtpërdrejt në diskutimet dhe proceset vendimmarrëse mbi standardet profesionale, integritetin e informacionit dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit ndërkombëtar të kontrolluesve të fakteve.

Zgjedhja e përfaqësuesit të Hibrid.info në Bordin e IFCN është një vlerësim për punën tonë në fushën e integritetit të informacionit, standardeve profesionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky mandat është njëkohësisht përgjegjësi për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të IFCN dhe në forcimin e komunitetit global të kontrolluesve të fakteve.

Roli i Bordit të IFCN

Bordi është një nga strukturat kryesore të qeverisjes së IFCN dhe përbëhet nga përfaqësues të organizatave nga rajone të ndryshme të botës.

Ai luan rol të drejtpërdrejtë në orientimin strategjik të Rrjetit, duke shqyrtuar dhe ratifikuar strategjinë dhe nismat kryesore të IFCN. Bordi, gjithashtu këshillon drejtorin dhe stafin për programet, prioritetet dhe çështjet që ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të Rrjetit dhe të komunitetit ndërkombëtar të kontrolluesve të fakteve.

Një nga përgjegjësitë e tij është edhe shqyrtimi dhe miratimi, ose refuzimi i rekomandimeve të vlerësuesve të jashtëm për organizatat që aplikojnë për t’u bërë nënshkruese të Kodit të Parimeve të IFCN, si dhe për rinovimin e statusit të organizatave ekzistuese. Përmes këtij procesi, Bordi kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e standardeve profesionale, integritetit dhe besueshmërisë së Rrjetit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere