Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka thënë se “i vetmi shtet besnik ndaj Kosovës është Turqia”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “madenews24.com”, ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti: I vetmi shtet besnik ndaj Kosovës është Turqia”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.  Gjithashtu, lajmi është i vjetër i publikuar më 23 prill 2020, kur Kurti kishte uruar Turqinë për 100 vjetorin e sovranitetit dhe parlamentarizmit.

Kryeministri i Kosovës në asnjë rast nuk ka thënë se “I vetmi shtet besnik ndaj Kosovë është Turqia”, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në “madenews24.com”:

https://madenews24.com/ddp/news/915?fbclid=IwAR1FibXInPQj1E_qA8OfvaJGAjtMsTwiYsNdVt5BHnzsdnITOgl3xxMWpFA
https://madenews24.com/ddp/news/915?fbclid=IwAR1FibXInPQj1E_qA8OfvaJGAjtMsTwiYsNdVt5BHnzsdnITOgl3xxMWpFA

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit të publikuar në kohë reale nga disa portale kosovare:

https://www.gazetametro.net/albin-kurti-uron-turqine-bayraminiz-kutlu-olsun/

https://gazetainfokus.com/albin-kurti-uron-turqine-per-pavaresine-arriti-te-clirohej-nga-shume-fuqi-boterore/


“Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, por edhe si vend mik i shqiptarëve. Po ashtu, Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme në vendin tone”, kishte shkruar ndër të tjerash Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/855831348250084

Analiza:

Portali i dyshimtë “madenews24.com” ka marrë një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të rremë duke u munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere