Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull ‘EKSKLUZIVE-Shpaloset video e Albin Kurtit dhe Marko Gjuriq qe asnje shqiptar sdo donte ta shihte’.

Pas verifikimit fakteve të bërë nga hibrid.info, del se ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me takimin e organizuar më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me temë ‘Dialogu i Ballkanit’.

Kosalb.net ka marrë këtë lajm nga portali ‘indeksonline.net’, i cili atëkohë kishte raportuar rreth këtij takimi të cilit i kishte bashkangjitur edhe një fotografi ku shihej Albin Kurti afër drejtorit të atëhershëm të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq.

Teksti i artikullit të publikuar në Kosalb.net:

EKSKLUZIVE-Shpaloset video e Albin Kurtit dhe Marko Gjuriq qe asnje shqiptar sdo donte ta shihte

Dikur thoshte se nuk ulet asnjëherë në një tavolinë me Marko Gjuriqin por Albin Kurti duket se tashmë ka ndryshuar mendim.

Sonte ata janë parë afër njëri-tjetrit në takimin e organizuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me temë ‘Dialogu i Ballkanit’.

Në një fotografi që ka arritur të siguroi Indeksonline, Kurti shihet që e ka afër të ashtuquajturin Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq /Ju ftojme qe ta hapni marketingun per 5 sekonda dhe shfaqet lajmi

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosalb.net:

https://kosalb.net/ekskluzive-shpaloset-video-e-albin-kurtit-dhe-marko-gjuriq-qe-asnje-shqiptar-sdo-donte-ta-shihte/

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga portali online indeksonline.net:

https://indeksonline.net/kurti-dikur-thoshte-se-nuk-ulet-ne-nje-tavoline-me-gjuriqin-sonte-krahe-per-krahe-njeri-tjetrit/


Analiza:

Artikulli i portalit të dyshimtë ‘Kosalb.net’ përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, në përmbajtje është vendosur një lajm i vjetër, ndërkohë nuk ka asnjë video, siç pretendohet në titullin e këtij shkrimi. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si ‘dezinformatë’ dhe ‘clickbait’.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere