Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunikatën zyrtare nga Policia e Kosovës

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Publikimet serbe pretendojnë arrestimin e tre serbëve në Istog, por komunikata zyrtare konfirmon arrestimin e dy të dyshuarve.

Përmes dy publikimeve në gjuhën serbe, pretendohet se Policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë në Komunën e Istogut, në një aksion të përshkruar si të dhunshëm, gjatë të cilit policia thuhet se ka bllokuar fshatrat me “xhipa” dhe armë.

Mediumi serb “B92” ka publikuar një artikull me titullin “Uhapšeni Srbi na KiM: Tzv. kosovska policija sa džipovima i naoružanjem blokirala sela” (Arrestohen serbë në Kosovë: Policia e ashtuquajtur e Kosovës bllokoi fshatrat me xhipa dhe armë).

Ndërkaq, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, pretendon se janë ndaluar tre serbë nga fshati Cerkolez, në Komunën e Istogut.

Çka nuk shkon me pretendimet?

Pas verifikimit të këtyre pretendimeve përmes komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, të publikuar të enjten (29 tetor), rezulton se ka mospërputhje në numrin e personave të arrestuar, ndërsa pretendimet për bllokimin e fshatrave dhe mënyrën e zhvillimit të operacionit nuk konfirmohen nga burimi zyrtar (shih këtu).

Sipas komunikatës, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, e ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.

Si rezultat i këtyre veprimeve, më 29 tetor 2026, janë lokalizuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, me inicialet Z.B. dhe G.B., në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të kësaj komune.

Pra, ndryshe nga pretendimi i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë se janë ndaluar tre persona, komunikata zyrtare e Kosovës konfirmon arrestimin e dy të dyshuarve.


Ndërsa pretendimet se arrestimet janë pjesë e një fushate për frikësimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova janë pjesë e një narrative që hibrid.info e ka trajtuar edhe më herët.

Hibrid.info ka analizuar pretendime të ngjashme të zyrtarëve dhe burimeve serbe, të cilat pa fakte i paraqesin veprimet e institucioneve të Kosovës si pjesë të presionit të pretenduar ndaj komunitetit serb (shih disa këtu, këtu dhe këtu).

Analiza

Pretendimi se janë arrestuar tre serbë nuk përputhet me komunikatën zyrtare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, e cila konfirmon arrestimin e dy personave të dyshuar. Ndërkaq, pretendimet për bllokimin e fshatrave me “xhipa” dhe armë nuk mbështeten në fakte.

Komunikata zyrtare konfirmon se arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, ku janë lokalizuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere