Të fundit | Një llogari në TikTok me dhjetëra keqinformata me implikime fetare Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar… Të fundit | S’ka marrëveshje për 1 mijë ushtarë izraelitë në veri të Kosovës Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime politike të rreme, narrativa dezinformuese pë… Të fundit | Fabrika e qumështit s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë Të fundit | Trump nuk ka bërë thirrje publike për anëtarësimin e Kosovës në NATO
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull përgjithësues për reshje bore në Zvicër

HIBRID

Një portal i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Befason bora deri në një metër në një pjesë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë dhe se kjo ngjarje nuk është aktuale.

Lajmi qartësohet vetëm në fund të artikullit, ku thuhet se “Në Sunnegga afër Zermatt VS. Imazhet e ueb-kamerës tregojnë: Aty ku dje kishte livadhe të gjelbra dhe mund të ecje, sot ka borë”.


Vegëza e artikullit të portalit të dyshimtë “belmouth.com”:

https://www.belmouth.com/2024/02/05/befason-bora-deri-ne-nje-meter-ne-nje-pjese/?fbclid=IwAR1OpXKngFK3I37s5lHbVRtdxcfPthQfjVS2825bEW41Gw4rifrqSCZyYhI

Ky artikull është shpërndarë nga faqe të shumta në median sociale në Facebook, të cilat janë në gjuhën shqipe, gjë që mund të shtyjë audiencën të mendojë se po flitet për reshje bore në ndonjë vend shqip-folës. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Hibrid.info gjatë kërkimeve ka gjetur artikullin origjinal të publikuar më 28 gusht të vitit të kaluar nga mediumi me përmbajtje në gjuhën shqipe “albinfo.at” me seli në Zvicër. (shih këtu)

Në artikull tregohet se reshjet e borës kanë ndodhur në pikën turistike Zermatt, në Zvicër.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një portal i dyshimtë në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull të vjetër për reshje bore në Zvicër, por që në titull nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon për shkak të audiencës që ka.

I njëjti artikull është shpërndarë nga faqe të ndryshme shqipe në median sociale Facebook.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere