[email protected]
Keqinterpretohet deklarata e deputetit Bajqinovci
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs!” dje (22 shtator) ka publikuar një artikull me titull “SHIPTARËT DUAN LUFTË Ne jemi gati të sulmojmë, kemi armë”. Artikulli është i ilustruar me një fotografi të Albin Kurtit me mikrofon në dorë duke ju drejtuar masës.

Nw pwrmbajtje tw artikullit paraqitet një deklaratë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, dhënë për kanalin televiziv T7, deklaratë të cilën mediumi në gjuhën serbe e interpreton në titull si përgatitje e shqiptarëve për të sulmuar, përkundër faktit që deputeti nuk e thotë një gjë të tillë.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës vlerëson se në titull dhe fotografinë e përdorur në artikull kemi manipulim të fakteve.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/674773/kurti-siptari-rat-kosovo/vest


Pjesë të artikullit të publikuara në “Alo.rs”:

Anëtari i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci deklaroi se i ashtuquajturi Kosova është e gatshme dhe ka armë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm, raporton Reporteri.

Sipas fjalëve të tij, i ashtuquajturi Qeveria e Kosovës, FSK dhe të ashtuquajturat Policia e Kosovës është e gatshme t’i përgjigjet një pushtimi të mundshëm.


Deklaratën e deputetit të Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, dhënë për televizionin T7, e që thotë se “Kosova mund të mbrohet me armët në rast të ndonjë sulmi”, mediumi në gjuhën serbe në titull e interpreton si parapërgatitje e shqiptarëve për sulm, një interpretim manipulues.

Pjesë nga deklarata e deputetit të LVV, Bajqinovci në T7:

“Kosova ka kapacitete, sepse është punuar për një kohë të gjatë dhe ka përvojë edhe në këtë fushë. Ka armatim, është blerë armatim. Modelet janë të reja, por a duhet më shumë, duhet edhe më shumë. Me kaq sa kemi, shteti do të mbrohet”. (këtu)


Mediumi në gjuhën serbe në ilustrimin e artikullit ku pretendohet së shqiptarët po përgatiten për sulm, përdorin fotografinë jo adekuate, pra atë kryeministrit Kurti, përkundër që në përmbajtje përfolët deklarata e deputetit Bajqinovci.

Autori i artikullit ka përdorur këtë fotografi të Kurtit, të bërë gjatë një tubimi elektoral të vitit 2021, duke u munduar që ta nxjerrë nga konteksti. Kjo fotografi është bërë nga agjencia e lajmeve “European Pressphoto Agency” (EPA) e publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) gjatë një tubimi elektoral të Kurtit në shkurt të vitit 2021 në Therandë. Pra, ky adresim i Kurtit para qytetarëve, nuk ndërlidhet me kontekstin aktual të ngjarjeve politike e as me pretendimin e bërë nga mediumi në gjuhën serbe.


Analiza:

Deklaratën e deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci, se Kosova mund të mbrohet me armët që ka në rast të ndonjë sulmi, mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” e manipulon atë në titull si “përgatitje e shqiptarëve për sulm”. Njëkohësisht, artikulli është ilustruar me fotografin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përkundër faktit se bëhet fjalë për deputetin Bajqinovci.

Pretendimet e bëra nga mediumi në gjuhën serbe në titull dhe në fotografinë e përdorur janë manipuluese, prandaj hibrid.info e klasifikon këtë artikull si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others