[email protected]
Lajme të vjetra me tituj të sajuar për heqjen e regjimit të vizave me BE e SHBA
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar artikuj lidhur me heqjen e regjimit të vizave nga SHBA dhe BE për Kosovën.

Hibrid.info ka trajtuar këta artikuj, dhe pas verfikimit të fakteve, del që titujt janë të sajuar dhe nuk përputhen me përmbajtjen në tekst.

Titujt si “LAJMI I FUNDIT: Angela Merkel per vizat e Kosovës URIME nga kjo datë u kry”, dhe “URIME/Biden me lajm të madh, Në këtë datë do hiqen Vizat” janë krijuar qëllimisht për të dezinformuar lexuesit dhe për t’i shtyrë ata të klikojnë në artikull.

Në artikullin e parë që shkruan për se gjoja, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë një datë për heqjen e vizave, gjendet një lajm i vjetër i publikuar në qershor të vitit 2020.

Në tekst shkruan se nga 1 nëntori i këtij viti me presidencën e Bashkimit Evropian do të udhëheqë Gjermania e kancelares Merkel. Kjo shihej edhe si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, meqenëse Berlini zyrtar në vazhdimësi ka përkrahur Prishtinën sa i përket lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë ka marrë këtë lajm të vjetër të cilin e ka publikuar për të pretenduar ta paraqes atë si aktual, duke i ndryshuar titullin.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/2103?fbclid=IwAR2qGbiYD_pKtL6196YoZdYlxnf689b8to-u4WLivzKw4vLJJlLsmkq_EG0
https://klikoshqip.com/news/2103?fbclid=IwAR2qGbiYD_pKtL6196YoZdYlxnf689b8to-u4WLivzKw4vLJJlLsmkq_EG0

Ky pozicion i Gjermanisë sa i përket liberalizimit të vizave, ka qenë ndër vite. Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e kishin konfirmuar nga zyra për media e Qeverisë gjermane, por në kohën kur ky shtet udhëhiqte me presidencën e BE-së. Por, ky prononcim i Berlinit zyrtar ishte bërë në tjetër periudhë kohore.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga portali “gazetaexpress.com”:

I njëjti artikull është publikuar edhe më herët nga portale të dyshimta, i cili edhe është trajtuar më parë edhe nga hibrid.info, me datë 17 dhjetor të vitit 2020.


Edhe në artikullin tjetër të publikuar nga “klikoshqip.com” me titull “URIME/Biden me lajm të madh, Në këtë datë do hiqen Vizat”, gjendet një lajm i vjetër i cili nuk ka asgjë të bëjë me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i cili është publikuar në korrik të vitit 2020. Atëkohë kur përfaqësuesi special i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, kishte folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Europian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut, duke thënë se shteti i tij e mbështet Bashkimin Evropian për takimet e korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës.

Pra, në përmbajtjen e këtij artikulli të publikuar në “klikoshqip.com” nuk gjendet as edhe një premtim nga presidenti Biden, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/2027?fbclid=IwAR3QNNqQGvy2H8IabR2mr6TMkLZWPzUAaolso7I_tlnk9w2pJtJYFfTrkTg
https://klikoshqip.com/news/2027?fbclid=IwAR3QNNqQGvy2H8IabR2mr6TMkLZWPzUAaolso7I_tlnk9w2pJtJYFfTrkTg

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “gazetaexpress.com”:

Pas një hulumtimi të bërë nga hibrid.info kohë më parë, kishte gjetur fakte që argumentojnë se shtetet që kërkojnë lëvizje pa viza me SHBA-ta, duhet t’ju nënshtrohen një sërë kërkesave dhe procedurave. Institucionet amerikane, në vitin 1986 kanë krijuar Programin e Heqjes së Vizave apo i njohur në anglisht si “Visa Waiver Program” (VWP), përmes së cilit udhëzohen shtetet tjera për procedurat që duhet ndjekur për të fituar statusin e vendeve që kanë lëvizje të lirë dhe pa viza me shtetin amerikan.

Sipas një raporti të Kongresit Amerikan, i përditësuar në korrik të vitit 2020, shtetet që futen në këtë program, fillimisht hyjnë në listën e pritjes apo të njohur si “Road Map Contries”, duke u nënshtruar përmbushjes së një sërë kritereve, para se atyre t’ju hiqen vizat.

Më poshtë mund të gjeni një artikull të verifikuar më herët nga hibrid.info, lidhur me heqjen e vizave amerikane.



Analiza:

Të dy këta artikuj të publikuar nga portali i dyshimtë “klikoshqip.com”, përmbajnë tituj të rremë, ndërsa në përmbajtje gjenden lajme të vjetra.

Ky portal i dyshimtë i ka publikuar ato, me qëllimin që t’i paraqesë si aktual në mënyrë që të arrijë sa më shumë klikime nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që këta artikuj vlerësohen si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others