Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Kurti ka marr ftesë për vizitë në SHBA, i pavërtetë dhe i bazuar në lajm të vjetër

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli i artikullit është i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje.

Po ashtu, lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me një deklaratë të datës 9 mars nga Kurti i cili kishte bërë të ditur se, gjatë stinës së pranverës, do zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA.

Pra, pretendimi se Kurti ka marrë ftesë zyrtare nga SHBA-të, siç thuhet në titullin e këtij artikulli, rezulton të jetë i rremë.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet e dyshimta “neës426media.com” dhe “albasky.com”:

Albin Kurti ftohet per vizite Zyrtare në SHBA, ja kur pritet udhtimi i tij, e pabesueshme

Ai tha se për të shkuar në SHBA duhet më shumë se 10 ditë qëndrim, pasi shteti është i madh dhe do të ketë takime të shumta.

“Sa i përket vizitës në SHBA, besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike, sepse nuk mund të shkojë për tri ditë atje. Dua të shkoj për 10 ditë ose dy javë, sepse është edhe një shtet më i madh, por edhe takimet që dua t’i bëj atje do jenë edhe më të shumta se sa në Evropë, ku mund të shkosh edhe për dy ditë”.

Vegëza e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://news426media.com/2022/04/04/27042/?fbclid=IwAR3JmpDQeJZO-nYoG0zudTk1l0pTBPgJ0aBOW2UEw3lluvo55kOXQq3J52k
https://albasky.com/albin-kurti-ftohet-per-vizite-zyrtare-ne-shba-ja-kur-pritet-udhtimi-i-tij-e-pabesueshme/?fbclid=IwAR1BclBt0h6-z-LL5pQd5hT5vLrcgUv_Vk8i0z0fWlQbRu3J2RKR65Dx18U

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “KOHA E RE” dhe “Gazeta Aktive”. (shih këtu dhe këtu)

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media kredibile në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të datës 9 mars, atëkohë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se gjatë pranverës do të vizitojë SHBA-të.

Por, këtë artikull, këto portale janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të rremë se Kurti ka marrë ftesë për vizitë zyrtare nga SHBA-të.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere