Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT – Merkel gëzon kosovarët me këtë lajm për vizat”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili është publikuar nga Gazeta Express më 10 qershor të këtij viti.

Në tekst shkruan se nga 1 korriku i këtij viti me presidencën e Bashkimit Evropian do të udhëheqë Gjermania e kancelares Angela Merkel. Kjo shihej edhe si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, meqenëse Berlini zyrtar në vazhdimësi ka përkrahur Prishtinën sa i përket lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

“Gjithckafresh.info” ka marrë këtë lajm të vjetër të cilin e ka publikuar si aktual, duke i ndryshuar titullin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/2416?fbclid=IwAR33AEt_5hkrAznLgHXk1Ni9CP6_AkOuNnG31OP8XqZcmLwCplLrwsiqbBI



Ky pozicion i Gjermanisë sa i përket mbështetjes për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave është i pandryshueshëm. Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e kishte konfirmuar nga zyra për media e Qeverisë Gjermane që udhëhiqet nga Angela Merkel.

“Pozicioni gjerman për liberalizimin e vizave mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim liberalizimin e vizave mbi bazën e përmbushjes së kritereve të përcaktuara”, ka thënë për Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Vegëza e artikullit origjinal të publikuar më 10 qershor 2020 nga “GazetaExpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin e ka publikuar me pretendimin se po paraqet një lajm aktual, duke i ndryshuar edhe titullin. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere