[email protected]
Hoti nuk i morri 73 mijë euro nga Trusti
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “73000 Euro i dha ‘Trusti’ Avdullah Hotit për detyrën që ishte kryeministër”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka gjetur se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përshtatet përmbajtjes në tekst.

Portali “kallxo.com” ka publikuar sot (3 korrik) artikullin që tregon se në mesin e atyre që tërhoqën mjete nga “Trusti” ishte edhe vet ish-kryeministri Hoti. Ku ai së bashku me bashkëshorten e tij, tërhoqën mbi 7 mijë e 300.

Pra, nuk janë tërhequr 73 mijë euro siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Një muaj pasi u emërua shef i Qeverisë, me qëllim për t’u ndihmuar qytetarëve në kohë pandemie, Avdullah Hoti inicioi projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili u votua më pas në Kuvendin e Kosovës. Ky ligj parashihte edhe mundësinë që qytetarë t’i tërhiqnin 10 për qind të kursimeve të tyre “Trusti”.

Përmes këtij ligji, u tërhoqën mbi 198 milionë euro. Në mesin e atyre që tërhoqën mjete nga “Trusti” ishte edhe vet ish kryeministri Hoti. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, tërhoqën mbi 7 mijë e 300. Jo vetëm Hoti, kursime nga “Trusti” tërhoqën edhe politikanë të tjerë nga pozita e opozita.Obligimin ligjor të deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion e ka kryer edhe ish kryeministri Hoti.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/news/2021/07/03/73000-euro-i-dha-trusti-avdullah-hotit-per-detyren-qe-ishte-kryeminister/?fbclid=IwAR2No11zd83EcoIHtJEUIyzUNPiG5N-ke7WLQ_WH04FeM5yYgGMVjxT6iSk

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik të publikuar nga media online “kallxo.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull të cilit i ka ndryshuar qëllimisht titullin, duke aluduar rrejshëm se ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte tërhequr nga “Trusti” 73 mijë euro.

Ndërsa në artikullin autentik të publikuar nga “kallxo.com” thuhet se shuma që Hoti së bashku me bashkëshorten e tij kishin tërhequr nga “Trusti” mbi 7 mijë e 300 euro.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.



Arsyetimi: Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others