Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk e bazon pretendimin për mbishkrimin UÇK si kërcënim për dëbim të serbëve

HIBRID

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (1 nëntor)  artikuj në lidhje me mbishkrimin UÇK në murin e shtëpisë së një familjes serbe në fshatin Suhodoll të Lipjanit.  Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si frymëzim nga “lëvizjet e njëanshme politike të autoriteteve shqiptare, të drejtuara kundër serbëve në Kosovë”.

Edhe pse nuk dihet se kush është kryesi i veprës, ky institucion serb pretendon pa fakte se ky veprim është pjesë “serisë së zezë të kërcënimeve dhe provokimeve nga ekstremistët dhe huliganët shqiptarë”, në “një ditë kur tensionet dhe ankthi i popullit serb është shtuar në territorin e Kosovës për shkak të vendimeve të njëanshme të autoriteteve të Prishtinës për targat KM”.

Zyra pretendon së këto raste përbëjnë një frikësim dhe ngacmim të planifikuar dhe të projektuar ndaj serbëve me qëllim të dëbimit të tyre nga territori i Kosovës.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://happytv.rs/vesti/hronika/369313/nastavlja-se-crni-niz-pretnji-srbima-na-kim-osvanuo-grafit-teroristi%C4%8Dke-u%C4%8Dk-na-porodi%C4%8Dnoj-ku%C4%87i-u-selu-suvi-do?fbclid=IwAR1ni-iOhFwRsAf6APfVZD5YksrDKtSmI1olTSyO8_UQlRFDZQQBDu4j1Cc

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/kancelarija-za-kim-natpis-uck-na-ogradi-porodicne-kuce-filipovica-u-suvom-dolu-1-11?fbclid=IwAR10-61pF9N0MiHYJLxIKUErpqhe8yi9mhyUV_fVPPBQ637YrSDBV8Z1Jis

https://www.gorazdevac.com/2022/11/01/kancelarija-za-kim-grafit-uck-na-ogradi-porodicne-kuce-ilije-filipovica-u-suvom-dolu/?fbclid=IwAR3JbyxIwVvEH_ktnl5UID5eQbyvdeAPRZYMBbaVXG1g3QOiWrmbba3tilc

Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:

https://kim.gov.rs/lat/v4929.php

Pjesë të reagimit të publikuar në reagimin e Zyrës për Kosovën:

Në gardhin e shtëpisë së familjes së Ilija Filipoviqit në fshatin shumëetnik Suvi Do të komunës së Lipjanit, me shkronja të zeza ishte shkruar mbishkrimi UÇK, i cili i mërziti këtë dhe familjet tjera serbe që jetojnë në këtë zonë.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, ky është rasti i 20-të i raportuar i shkrimit të grafiteve të një organizate famëkeqe terroriste në shkollat, shtëpitë, kopshtet serbe, kështu që sigurisht që nuk mund të shihet si një rast i izoluar, por një frikësim dhe ngacmim i planifikuar dhe i projektuar i serbëve. me qëllim të dëbimit të tyre nga territori i Kosovës dhe Metokisë.

Ky incident vjen në një ditë kur tensionet dhe ankthi i popullit serb është shtuar në territorin e Kosovës dhe Metohisë për shkak të vendimeve të njëanshme të autoriteteve të Prishtinës për targat KM.

Lëvizjet e njëanshme politike të autoriteteve shqiptare, të drejtuara kundër serbëve në Kosovë, inkurajojnë drejtpërdrejt shfaqjen e hapur të urrejtjes dhe intolerancës dhe shkaktojnë incidente në terren.


Për rastin e ndodhur në Suhodoll të Lipjanit, Zyra për Kosovën nuk ofron fakte konkrete rreth ngjarjes dhe pretendimit për motivimin e këtij akti ndonëse e quan si vepër të kryer nga “ekstremistë dhe huliganë shqiptarë”.

Për më tepër, interpretimi i zyrës se kjo po bëhet nga deklaratat dhe lëvizjet anti-serbe të politikanëve nga Prishtina të cilët nuk kanë respekt për serbët e mbetur në Kosovë është pretendim tendencioz dhe i pabazuar në fakte konkrete.


Analiza:

Mediumet në gjuhën serbe kanë publikuar deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në lidhje me mbishkrimin UÇK në murin e shtëpisë së një familjes serbe në fshatin Suhodoll të Lipjanit. 

Zyra për rastin i bënë fajtorë shqiptarët “ekstremist e huliganë” të frymëzuar nga lëvizjet antiserbe të Prishtinës zyrtare dhe të planifikuara me qëllim të dëbimit të tyre.

Bazuar në analizën e fakteve, rezulton që ky pretendim i këtij institucioni serb, të vlerësohet si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere