[email protected]
Lajm i pa verifikuar për heqjen e vizave amerikane
shape
shape
shape

Portali online “Indeksonline.net” ka publikuar sot (20 shtator) një lajm në të cilin thuhet se i deleguari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell, gjatë vizitës në Kosovë, do të kumtojë lajmin për heqjen e vizave amerikane për kosovarët.

Ky lajm thirret në burime të brendshme brenda Qeverisë së Kosovës, por duke mos dhënë më shumë detaje.

Paralajmërimi i bërë nga ky medium rreth agjendës së vizitës së Grenell-it të hënën (21 shtator), përveç burimit brenda Qeverisë, nuk është i bazuar në të dhëna tjera.

Artikulli origjinal i publikuar nga Indeksonline.net:

I deleguari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell pritet të arrij në Prishtinë nesër (e hënë) thonë burime të sigurta brenda qeverisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas burimeve të Indeksonline, tashmë kanë filluar përgatitjet nga ana e personelit që merret me protokollin në kuadër të kabinetit të kryeministrisë.

Sipas po të njëjtave burime, Grenell pritet të sjell dhe lajme të mira siç është heqja e vizave amerikane për kosovarët.

Zbatimi i marrëveshjes së Washingtonit është një tjetër arsye për ardhjen e zyrtarit të lartë amerikan.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar për detajet tjera të kësaj vizite të Richard Grenell.


Mirëpo, sipas një hulumtimi të shkurtër të bërë nga hibrid.info, del që shtetet që kërkojnë lëvizje pa viza me SHBA-ta, duhet t’ju nënshtrohen një sërë kërkesave dhe procedurave. Institucionet amerikane, në vitin 1986 kanë krijuar Programin e Heqjes së Vizave apo i njohur në anglisht si “Visa Waiver Program” (VWP), përmes së cilit udhëzohen shtetet tjera për procedurat që duhet ndjekur për të fituar statusin e vendeve që kanë lëvizje të lirë dhe pa viza me shtetin amerikan.

Sipas një raporti të Kongresit Amerikan, i përditësuar në korrik të këtij viti, shtetet që futen në këtë program, fillimisht hyjnë në listën e pritjes apo të njohur si “Road Map Contries”, duke u nënshtruar përmbushjes së një sërë kritereve, para se atyre t’ju hiqen vizat.

Kriteret:

Zbatimi i zgjeruar i ligjit dhe ndarja e të dhënave të sigurisë të shtetit respektiv me Shtetet e Bashkuara;

Lëshimi i pasaportave elektronike;

Shkalla e refuzimit të vizës (B) për qytetarët e shtetit respektiv, të jetë nën tre për qind;

Raportimi në kohë i pasaportave të zbrazëta si dhe të humbura e të vjedhura; dhe

Angazhim maksimal në zbatimin e politikave kundër terrorizimit, zbatimi i ligjit, kontrolli i kufirit dhe standardet e sigurisë së dokumenteve.

Megjithatë, përfshirja e një shteti në listën e pritjes, nuk u garanton atyre se do të arrijnë kërkesën finale, heqjen e vizave, pasi që shumë prej shteteve që kanë qenë pjesë e kësaj liste, u është mohuar kjo kërkesë.

Vegza e raportit të Kongresit Amerikan 29 korrik 2020:

https://fas.org/sgp/crs/homesec/RL32221.pdf


Analiza:

Nga analiza e artikullit të publikuar nga indeksonline.net, lënë të kuptohet se ky lajm nuk është i verifikuar dhe si i tillë, mund të jetë i pavërtetë, marr parasysh udhëzuesin e paraqitur nga Kongresi Amerikan lidhur me procedurat e përfshirjes së një shtetit në VWP.

Në këtë rast, ky lajm mund të kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others