Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor
[ ARTIKULLI ]

Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e Kurtit në SHBA

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Videoja është nga nëntori 2025 dhe tregon një reagim të policisë së New York-ut, jo eskortën e Kurtit gjatë vizitës në SHBA.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook nga llogaria “Lajme Nga Bota” (arkivë) pretendohet se në SHBA është bllokuar një pjesë e rrugës nga policia, ndërsa nën masa të forta sigurie po përcillet eskorta e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Postimi është publikuar më 21 shtator 2026 dhe në video shihet një automjet i Departamentit të Policisë së New York (NYPD), me drita dhe sirenë të aktivizuara.

Çka nuk shkon?

Videoja e publikuar nuk është e lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Hibrid.info e ka gjetur të njëjtën video të publikuar më 26 nëntor 2025 në një llogari në TikTok me emrin “Code4Bama” (arkivë). Videoja ishte publikuar me përshkrimin në gjuhën angleze “NYPD Ford Explorer responding code 3”, që i referohet një automjeti të NYPD-së duke iu përgjigjur një thirrjeje në mënyrë urgjente.

Kjo tregon se videoja është publikuar në internet disa muaj para vizitës së fundit të Kurtit në SHBA dhe nuk paraqet eskortën e tij.


Termi “Code 3” përdoret për një reagim urgjent të policisë, zakonisht me drita dhe sirenë të aktivizuara. Pra, përshkrimi i videos i referohet reagimit të një automjeti të NYPD-së dhe nuk përmend eskortë të ndonjë zyrtari apo vizitën e kryeministrit të Kosovës.


Ndërkohë, është e vërtetë se Albin Kurti ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në New York. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Kurti udhëtoi për në New York më 18 shtator 2026, për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për të zhvilluar takime me liderë botërorë (shih këtu).


Analiza

Një video e publikuar më 21 shtator 2026 paraqitet rrejshëm si eskortë e kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA.

Hibrid.info ka gjetur të njëjtën video të publikuar më 26 nëntor 2025 në TikTok, me përshkrimin “NYPD Ford Explorer responding code 3”, që i referohet reagimit urgjent të një automjeti të Policisë së New York-ut.

Videoja nuk lidhet me vizitën e Kurtit, i cili ndodhet në New York për pjesëmarrje në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe takime me liderë botërorë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere