Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli mund të kuptohet se zbritja e derivateve të naftës është bërë në Kosovë

HIBRID

Mediumi online “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull me titull “Zgjohet shpresë, nafta bie për 17 cent, benzina 35 cent më lirë”.

Pas kontrollit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues. Pra në titull nuk qartësohet rreth shtetit që ka marr një vendim të tillë.

Kjo bëhet e qartë vetëm me të hyrë në artikull, ku bëhet e ditur se vendimi për ulje të çmimit të benzinës dhe naftës është marr nga autoritetet në Gjermani.

Duke ditur se portali “GazetaDemos.com”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ulja e çmimit të karburanteve ka të bëjnë me Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:

Qytetarët në Gjermani janë zgjuar më me shpresë sot. Heqja e akcizës nga autoritetet gjermane për derivate ka bërë që të ulen çmimet e tyre ndjeshëm.

Mesatarisht 17 cent është shifra e rënies së naftës në pompat e derivateve në Gjermani, ndërsa benzina ka rënë për 35 cent.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.com/zgjohet-shprese-nafta-bie-per-17-cent-benzina-35-cent-me-lire/?fbclid=IwAR2PqD4hfUyjvkyqB7S29d8d0z2ZwORpy6s2nQLLFqePr5LT5QW-BC2tCbo


Analiza:

Portali “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull lidhur me uljen e çmimit të benzinës dhe naftës në shtetin e Gjermanisë, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Detajet e lajmit bëhen të qarta vetëm në brendësi të artikullit.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere