Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Një deklaratë e sajuar paraqitet si e Kurtit

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk ka dëshmi se Albin Kurti ka bërë një deklaratë të tillë publike.

“UNË JA KTHEVA KOSOVËN POPULLIT TIM! Nga duart e atyre që e kishin rrëmbyer, unë ja mora dhe ja dhashë përsëri Popullit tim. Për këtë më gjykojnë sepse Mitrovicën e ktheva në hartë, përgjithmonë, ashtu siç na porositën Dëshmorët.”

Ky është mbishkrimi i një imazhi të publikuar në Facebook nga llogaritë me emrat “Luan Ibrahim Gacaferi” dhe “Elez Neziraj”, si dhe nga faqja “Kastriotët e Dardanisë – Shqipërisë Veriore”.

Në imazh pretendohet se paraqitet një deklaratë e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Nuk ka dëshmi se Albin Kurti ka bërë një deklaratë të tillë publike.

Deri në momentin e trajtimit, postimi me këtë imazh në llogarinë “Luan Ibrahim Gacaferi” ka mbi 3 mijë e 200 pëlqime. Ky i fundit ishte kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ndërsa në llogarinë “Elez Neziraj” postimi ka mbi 380 pëlqime dhe afër 40 të tilla në publikimin e “Kastriotët e Dardanisë – Shqipërisë Veriore”.

Llogaria “Luan Ibrahim Gacaferi” në Facebook, ka mbi 20 mijë ndjekës, ajo me emrin “Elez Neziraj” ka mbi 14 mijë ndjekës, ndërsa “Kastriotët e Dardanisë – Shqipërisë Veriore” numëron mbi 13 mijë ndjekës.


Edhe pse në imazh nuk specifikohet shprehimisht se deklarata i atribuohet Albin Kurtit, mënyra e paraqitjes së përmbajtjes, përmes fotografisë së tij të shoqëruar me këtë deklaratë, lë të kuptohet se fjalët i atribuohen atij. Në këtë imazh mungojnë të dhëna se kur dhe ku është bërë deklarata e pretenduar.

Andaj, për të verifikuar nëse Albin Kurti e ka bërë këtë deklaratë, kërkimi është vijuar në disa burime të ndryshme informacioni.

Hibrid.info ka hulumtuar së pari në llogarinë në Facebook, të Kurtit. Kërkimi është bërë duke përdorur si fjalë kyçe, titull e mbishkrimit “UNË JA KTHEVA KOSOVËN POPULLIT TIM!”.

Nga ky kërkim nuk u gjet asnjë rezultat (shih këtu).


Më pas, kërkimi me të njëjtat fjalë u bë edhe në uebfaqen e Zyrës së Kryeministrit, të cilën aktualisht e drejton Kurti, si dhe në uebfaqen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, subjektit politik të të cilit ai është kryetar (shih këtu dhe këtu).

Përderisa në uebfaqen e LVV-së nuk jipej mundësia për kërkim, pas kërkimit në faqen e Zyrës së Kryeministrit nuk u gjet asnjë rezultat.

Burimet e fundit të shfrytezuara për kërkim ishin makina e kërkimit “Google” dhe platforma për publikimin e video-materialeve “Youtube.com”. Edhe këtu kërkimi vijoi me të njëjtin titull si fjalë kyçe.

Megjithatë rezultatet nga kërkimi nuk sollën ndonje burim të besueshëm që do të konfirmonte deklaratën e pretenduar (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Përmbajtja që pretendon se Albin Kurti ka deklaruar se “ia ktheu Kosovën popullit të tij” dhe se “Mitrovicën e ktheu në hartë” nuk është e besueshme.

Nuk ka dëshmi që Kurti ka bërë një deklaratë të tillë publike.

Kërkimi i frazave kryesore të citatit në llogarinë e tij në Facebook, në uebfaqen e Zyrës së Kryeministrit, në uebfaqen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe në Google e YouTube, nuk rezultoi me ndonjë burim që e konfirmon këtë deklaratë.

Për më tepër, në imazh nuk specifikohet se kur dhe ku është bërë deklarata e pretenduar.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere