[email protected]
Video-materiali nuk paraqet palestinezët që inskenojnë vdekjen, është një protestë e vitit 2013 në Egjipt
shape
shape
shape

Një llogari në Facebook ka publikuar një video-material më 29 tetor ku shihen disa trupa të njerëzve në dukje të pajetë që shfaqen tërësisht të mbuluar me çarçafë të bardhë, mbi të cilat ka shkrime me shkronja arabe dhe në mesin e tyre njëri është duke lëvizur.

Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet të paraqitet se imazhet janë aktuale dhe se populli palestinez po e falsifikon vdekjen.

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se video nuk është nga konflikti i fundit Izrael-Hamas, por i njëjti është realizuar në vitin 2013.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Shefqet Cakiqi-Llapashtica:

https://www.facebook.com/shefqet.cakiqi/posts/pfbid02CXHUCGGh61oG542uXwqjRr4aLVntWD8Wc8g9JRDGBYdkthm9jLo2zixE1JztJMbyl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit është gjetur se video-materiali paraqet një protestë nga një grup studentësh të shoqëruar nga grupi i Vëllazërisë Myslimane në Universitetin Al-Azhar (Kajro), në të cilën ata pretendojnë të jenë të vdekur në shenjë proteste. 

Në video-materialin e analizuar nga verifikuesit e fakteve nga Spanja, Maldita.es, shfaqen njerëz të shtrirë në dyshemenë e universitetit të mbuluar me çarçafë të bardhë. Në pamje, disa njerëz lëvizin, siç është rasti i një burri që kruan hundën e tij që mund të shihet nga afër. Por imazhet nuk korrespondojnë me konfliktin aktual Izrael-Hamas me idenë se gjoja populli palestinez po e falsifikon vdekjen e tyre në Gaza, ashtu siç pretendohet: ato janë imazhe të publikuara fillimisht në kanalin YouTube të gazetës egjiptiane Al-Badil më 28 tetor 2013. (këtu, këtu)

Në video-materialin e publikuar shihen një grup studentësh nga Universiteti Al-Azhar në Egjipt dhe anëtarë të grupit të Vëllazërisë Myslimane duke inskenuar një formë proteste kundër policisë dhe ushtrisë egjiptiane. Ngjarjet ndodhën pas asaj që ndodhi në Masakrën e Rabia në gusht të po atij viti (2013) kundër protestuesve që nuk mbështetën grushtin e shtetit që i dha fund qeverisë së Mohamed Mursit disa muaj më parë. Protestat e studentëve u përhapën përtej këtyre pamjeve: bllokuan rrugët dhe organizuan demonstrata masive në ditët në vijim.


Analiza:

Nëpërmjet një video-materiali të publikuar në Facebook pretendohet se pamjet paraqesin propagandën palestineze gjatë konfliktit aktual Izrael-Hamas duke falsifikuar vdekjen e tyre.

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se video-materiali është një mashtrim me pretendimin që këto imazhe janë aktuale dhe se populli palestinez po e falsifikon vdekjen. Video-materiali është i vitit 2013 dhe i përket një proteste të Vëllazërisë Myslimane në Universitetin Al-Azhar në Kajro.

Bazuar metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar” dhe “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others