Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (24 janar) një artikull me titull “7 persona të vra*rë nga të shtënat masive”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar që titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Shtatë persona u qëlluan për vdekje të hënën në San Mateo, Kaliforni, duke shënuar të shtënat e dyta masive në tre ditë në shtet, thanë autoritetet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online””.

Përveç titullit që nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SHIRITI I POLICISE MOS KALONI”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Shtatë persona u qëlluan për vdekje të hënën në San Mateo, Kaliforni, duke shënuar të shtënat e dyta masive në tre ditë në shtet, thanë autoritetet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Incidenti i të shtënave u raportua në dy vende të veçanta, me katër persona të vrarë në një fermë dhe tre viktima të tjera u gjetën të vdekur në një zonë të ndryshme.

Një burrë 67-vjeçar i quajtur Zhao Chunli u identifikua si i dyshuari dhe u arrestua, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Mateo në një postim në Twitter.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/661387/7-persona-te-vra-re-nga-te-shtenat-masive/?fbclid=IwAR22krAYF12DtZ-G_P0rJYLZCzfUkWZVX9OZk-YEgBiuqlTUXgd8waUQGPk


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Kaliforni, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja si “NBC ” dhe “ABC News”.


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Kaliforni.

Portali informativ “Kosova-sot.info” vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere