Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Manipulohet deklarata e Limajt për fitoren e mundshme të LVV-së në zgjedhje

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku shfaqet Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, duke deklaruar se ai mendon se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë rezultatin më të lartë, se ai që e kishte para zgjedhjeve të fundit parlamentare (9 shkurti).

Kjo përmbajtje është publikuar të mërkurën (17 dhjetor) në TikTok nga një llogari me emrin “cari1_.fat”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Deklarata e Limajt nuk është publikuar e plotë.


Deri në momentin e trajtimit kjo video ka marrë mbi 145 mijë shikime dhe mbi 200 komente, nga përmbajtja e të cilave mund të vlerësohet se deklarata e Limajt është kuptuar si pohim përfundimtar i tij mbi rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve që do ta marrë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në këto zgjedhje.

Deklarata e transkriptuar e Limajt nga videoja:

“Unë menoj që z. Kurti do ta ketë rezultatin edhe më të lartë se që e ka pasë në zgjedhjet, jo kto (9 shkurt 2025) por në ato të parat (14 shkurt 2021).”


Hibrid.info gjeti kjo sekuencë është shkëputur nga një intervistë e Limajt më 16 dhjetor për televizionin “Kanal 10” (shih këtu).

Në kanalin në Youtube të këtij televizioni është gjetur e shkëputur edhe një video e titulluar, “‘Në qoftë se AAK e Nisma s’janë në Parlament, Kurti do ta ketë votën më shumë se 50%’”, prej nga hibrid.info gjeti se është shkëputur videoja e cila po trajtohet (shih këtu).

Në bazë të përmbajtjes së videos dhe titullit, hibrid.info gjeti se Limaj në deklaratën e tij e kushtëson fitoren e LVV-së me mbi 50%, me hyrjen apo jo në parlament të subjektit që ai udhëheq dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Pasi që Limaj i bën një elaborim më të gjerë të përfundimit që ai paraqet, hibrid.info gjeti një artikull të publikuar në portalin e këtij televizioni “gazeta10.com”, prej nga nxjerri deklaratë më të përmbledhur  Limajt për këtë çështje (shih këtu).

Deklarata e shkëputur e Limajt nga artikulli i “gazeta10.com”:

Nëse ne i marrim gjashtë deputetë dhe Aleanca e kalon pragun duke marrë gjashtë deputetë, mund të bëhen edhe më shumë, diku 12 deri në 14 deputetë. Kështu krijohet ndryshimi. Përndryshe, nëse kjo nuk ndodh, mendoj se z. Kurti do ta ketë rezultatin edhe më të lartë sesa në zgjedhjet e para.


Çka ekonfirmon se videoja e publikuar në TikTok e ka paraqitur një deklaratë të shkëputur dhe të paplotë të Fatmir Limajt, e cila, pa kontekstin e plotë, krijon përshtypjen e gabuar se ai po jep një vlerësim përfundimtar për rezultatin zgjedhor të LVV-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Analiza:

Deklarata e Fatmir Limajt se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë një rezultat më të lartë se në zgjedhjet e kaluara nuk është e plotë.

Në videon e trajtuar është paraqitur vetëm një pjesë e deklaratës së Limajt, ndërsa nuk është përfshirë sqarimi i tij se një rezultat mbi 50% për LVV-në varet nga hyrja ose jo në Kuvend e Nismës dhe AAK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere