Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Një opinion për marrëveshjen Kosovë – Serbi, paraqitet si lajm

HIBRID

Portali informativ “Botasot.info” më 2 shtator ka publikuar një artikull me titull “Marrëveshja finale/ Ky duhet të jetë kushti i Kosovës – ja ‘bomba’ e kurdisur nga Serbia”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një shkrim autorial nga analisti Gani Qarri, i cili për portalin “Botasot.info” kishte vlerësuar se kushti i Kosovës që të vazhdojë dialogu me Serbinë, sipas tij, duhet të jetë përfshirja e SHBA-ve në bisedime.

Sipas titullit të artikullit, lë të kuptohet se ekziston një kusht për Kosovën, që duhet të plotësohet para një marrëveshje finale me Serbinë. Pra publikuesi (mediumi online), përmes këtij titulli, synon që opinionin ta paraqes si lajm që përshkruan një zhvillim/ngjarje, duke mos e bërë të qartë se bëhet fjalë vetëm për një opinion individual.

Gjithashtu, edhe fotografia e publikuar në këtë artikull është jo adekuate, ku është paraqitur portreti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ai i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe i disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Botasot.info”:

Ai shton se kushti i Kosovës që të vazhdojë dialogu, duhet të jetë përfshirja e SHBA-së në bisedime.

“Kosova duhet të vej kusht përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-ve në bisedime, për ta përmbyllur dialogun me ndihmën e emisarëve amerikan, dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë ndërmjet të dy vendeve pa ndryshime kufijsh, bosnjëzim as ricopëtim dhe as vënie në pikëpyetje të vazhdimësisë së shtetit të Kosovës! Përndryshe përderisa Serbia hegjemoniste nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta shoh Kosovën, jo si shtet fqinj, por si koloni, shpreh hapur pretendimet territoriale ndaj veriut dhe pjesëve më vitale me resurse të veçanta ujore e minerare të vendit tonë dhe ndërmjetësuesit e BE-së, përveç qëndrimit neutral ndaj statusit, mbështesin edhe tabela “neutrale” për serbët në veri, si dhe favorizojnë edhe pretendimet territoriale të Serbisë, duke kërkuar që Kosova të bëjë koncesione me tokat e veta, në favor të Serbisë”, thekson Qarri.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/politika-lajme/1864306/marreveshja-finale-ky-duhet-te-jete-kushti-i-kosoves-ndash-ja-bomba-e-kurdisur-nga-serbia/

Titulli i këtij artikulli nuk është i futur në thonjëza, që bën të duket si lajm që paraqet një ngjarje reale. Ndërsa me të hyrë në tekst bëhet e qartë se ky është vetëm një opinion nga analisti politik Gani Qarri.


Analiza:

Portali “Botasot.info” ka publikuar një opinion të analistit Gani Qarri, lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në titullin e vendosur e ka paraqitur atë si lajm.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere