Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Njoftimi për “prezencën e ushtrisë seгbe në kufi me Kosovën”, është i vjetër

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot” dje (10 gusht) ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Shtohet prezenca e xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën duke e…”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër (24 shkurt), atëkohë kur kryetari i Bashkësisë Lokale në fshatin e zonës kufitare Kosovë-Serbi, në Breznicë, komuna e Kamenicës, kishte njoftuar se shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në këtë fshat, duke e rrethuar nga të gjitha anët e duke shtuar panik tek bashkëfshatarët.

Faqja e lartcekur e ka postuar këtë lajm të vjetër me pretendimin ta paraqes si aktual, duke i shtuar në titull cilësimin “E FUNDIT”, me pretekstin që të duket si lajm aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot”:

https://news308media.com/2022/02/25/19712/?fbclid=IwAR2l52__jdYVENJ4uNlzQmGIFbgB9gG95_-E-x-u5xrpUmTvsD_Ax4G8jBo

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin me njoftimin e kryetarit të Bashkësisë Lokale në Breznicë të bërë më 24 shkurt, e të publikuar në disa media onlinë në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot”, dje (10 gusht) ka publikuar një artikull të muajit shkurt të këtij viti, me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere