Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video nuk paraqet gjendjen aktuale të qytetit të Gazës, pamjet janë realizuar në vitin 2016 në Siri

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Mesxhid El-Aksa” që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (16 nëntor) ka postuar një video-material në të cilën paraqitet një pjesë e një qyteti të shkatërruar.

Me anë të këtij video-materiali, faqja e lartcekur pretendon se pamjet janë të datës 16 nëntor dhe paraqesin qytetin e shkatërruar të Gazës.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video është e vjetër dhe paraqet pamje të qytetin Homs në Siri.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesxhid El-Aksa”:

https://www.facebook.com/profile.php?id=61552794521615


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë një artikull të vitit 2020 me imazhin që shfaq po të njëjtën pamje, në të cilën sqarohet se fotografia është e realizuar në vitin 2016 dhe paraqet qytetin sirian, Homs. (shih këtu)


Gjithashtu, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në vitin 2021 në TikTok. Video mban përshkrimin në gjuhën arabe, e që pas përkthimin në gjuhën shqipe, del që ky përshkrim tregon se pamjet paraqesin qytetin Homs. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja në Facebook “Mesxhid El-Aksa”, ka publikuar pamje të vjetra të qytetin të shkatërruar sirian, Homs, me pretendimin e rremë se video-materiali është realizuar me 16 nëntor dhe paraqet qytetin e shkatërruar të Gazës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere