[email protected]
Nuk argumentohet se babai i Vjosa Osmanit kishte bashkëpunuar me regjimin serb
shape
shape
shape

Kategoritë: #lajm i rremë, #shpërndarje e lajmit të rremë, #dezinformatë, #përmbajtje e pa verifikuar

Deklarata e presidentit Hashim Thaçi se familjarë të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, kanë bashkëpunuar me regjimin e Serbisë gjatë viteve të nëntëdhjeta, është cilësuar si deklaratë e pavërtetë nga kjo e fundit.

Presidenti Thaçi, gjatë një interviste të gjatë në emisionin “Rubikon” të gazetarit Adriatik Kelmendi në Klan Kosova, kishte thënë se familjarë të kryeparlamentarës Osmani i kanë shërbyer Serbisë gjatë asaj kohe.

Në të njëjtën periudhë, media të ndryshme online në vend, jo kredibile, kanë publikuar shkrime, në të cilat thuhej se babai i të parës së Kuvendit, me emrin Raif Osmani, “ka punuar në Mitrovicë deri në vitin 1993 si shef i seksionit të mbrojtjes popullore në Armatën Popullore të Jugosllavisë”.

Më poshtë mund të lexoni verifikimin e saktësisë së këtyre lajmeve dhe të deklaratës së presidentit Thaçi.

Lajmi i rremë

“Baba i Vjosa Osmanit, Raif Osmani ka punuar në Mitrovicë deri në vitin 1993 si shef i seksionit të mbrojtjes popullore në Armatën Popullore të Jugosllavisë.

LDK nuk ka bërë paraprakisht verifikimin e pastërtisë së figurës së znj. Osmani dhe të familjarëve të saj, shkruan arbresh.info.

Një figurë e tillë në krye të legjislativit nuk i bënë nderë ligjvënies, duke thelluar kështu pakënaqësitë ndërmjet përfaqësuesve politik të përfaqësuar në Kuvend.

Nuk ka dhënë sqarime Vjosa Osmani rreth pjesëmarrjes së babait të saj në ushtrinë jugosllave, duke pasur parasysh se një pjesë e shqiptarëve kanë vazhduar të punojnë nëpër institucionet e asaj kohe edhe pas përjashtimit të shqiptarëve nga vendet e punës.

Disa shqiptarë kanë vazhduar të punojnë në disa sektorë madje deri në vitin 1999, por kjo nuk është parë me sy të keq as atëkohë dhe as tani.

Pakënaqësi në lidhje me Vjosa Osmanin janë shpërfaqur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të zhvendosjes së fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, duke e zëvendësuar me fotografinë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova”.

Vegëzat e këtij lajmi të shpërndarë nga disa media online:

https://www.infoshqip.com/raif-osmani-babai-i-vjosa-osmanit-ja-cili-ka-qene-funksioni-i-tij-ne-armaten-e-jugosllavise/?fbclid=IwAR1oB4vXxkMFJTq3dZRPcUgPkCHERmYpoqMGAkPIUybOyYNye5ETzHvy2W0

https://www.radiokosovaelire.com/rkl-raif-osmani-ka-punuar-ne-mitrovice-deri-ne-vitin-1993-si-shef-i-seksionit-te-mbrojtjes-popullore-ne-apj/

(Disa media kanë arritur që t’i largojnë këto publikime në kohën kur është bërë analiza e kontrollimit të fakteve nga hibrid.info)

Demantimi:

Deklarata e presidentit Thaçi dhe publikimet e këtyre mediave, janë dematuar nga vetë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nga babai i saj si dhe kryetari i qendrës rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani. Ata i kanë quajtur këto pretendime si të pavërteta dhe shpifje.

Disa nga publikimet e këtyre deklarimeve:

https://www.gazetaexpress.com/rrefimi-ekskluziv-i-babait-te-vjosa-osmanit-kam-punuar-vetem-per-ibrahim-rugoven-kurre-per-serbine/

https://indeksonline.net/konfirmon-kmldnj-shpifje-se-babai-i-vjoses-i-sherbeu-policise-serbe-perkundrazi-ate-e-rrahen-brutalisht-1/?fbclid=IwAR1WwVgiD4bwIKOzDwk0PSFbvi6mORwUo7ehBMfXs_E1C7Jw4_y7v92QsYY

https://klankosova.tv/osmani-genjeshtra-se-babai-im-ka-punuar-per-serbet-eshte-shpifje-e-radhes/?fbclid=IwAR2hQZzlBSNQPNQRA-AxVphXMqaTMKK5Mc0yPuXWX5POG37EnMCoDH63D2I

Verifikimi:

Pas analizës së këtyre lajmeve edhe deklaratave, stafi i hibrid.info ka arritur që deklaratën presidentit Thaçi dhe publikimet e pretendimeve në media, ti cilësojë si lajme të rreme, shpërndarje e lajmeve të rreme, dezinformatë dhe përmbajte e pa verifikuar.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – të dyja, deklarata dhe publikimet në media nuk i kanë të dokumentuara pretendimet me asnjë fakt, dhe të njëjtat janë demantuar edhe nga personat e atakuar, por edhe përfaqësues institucionesh relevante.

Shpërndarje e lajmeve të rreme – media të ndryshme kanë shpërndarë këtë lajm, pa i verifikuar burimet.

Dezinformatë – deklarata e presidentit Thaçi si dhe raportimet në media, nuk kanë arritur të vërtetojnë saktësi, në mungesë burimeve.

Përmbajtje e pa verifikuar – sikurse mediat përmes publikimit të lajmit ashtu edhe presidenti Thaçi kanë pohuar diçka, duke mos e pasur argumentime që plotësojnë këto pohime.

Share With Others