Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdojnë të publikohen postime të rreme me mundësi për kredi nga faqja e dyshimtë

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar me datë 29 korrik një postim ku pretendohet se ofron mundësi aplikimi për kredi me date 29 korrik.

Por që hibrid.info ka gjetur se ky postim paraqet pretendim të rremë nga kjo faqe.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve, ka arritur të vërtetojë se kjo faqe, këtë postim e ka marrë nga institucioni mikrokreditor në Kosovë, “Kreditimi Rural i Kosovës” (KRK), të cilës i ka ndryshuar përshkrimin.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/videos/1247528615940138/


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi mundësohet nga Institucionit financiar në Kosovë “Kreditimi Rural i Kosovës”, e cila me anë të këtij postimi të bërë më 7 korrik, njofton për ofertën për kredi në këtë institucion (shih këtu).


Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë këtë faqe në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, që do ta dëshmonin kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale”.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina (shih këtu).


Edhe më here hibrid.info ka trajtuar postimet e bëra nga kjo faqe, në të cilat është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vënë në dukje se një faqe në Facebook ka përdorur postimin e një institucioni mikro-financiar në Kosovë, të cilës i ka larguar logon, duke paraqitur postimin me mundësi për kredi, si ofertë të kësaj faqeje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere