Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Serbia do ta sulmojë Kosovën më 15 tetor

HIBRID

Llogaria në TikTok “babajaga454” ka publikuar më datë 2 tetor një video-material me mbishkrimin ku pretendohet Serbia do ta sulmojë Kosovën me 15 tetor sipas raporteve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës “CIA”.

Megjithatë hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka arritur të gjejë dëshmi që vërtetojnë pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “babajaga454”:

https://www.tiktok.com/@babajaga454/video/7285426266373737761?fbclid=IwAR0zPbj6T7VBSs1x1rTVCAMasHT20DP2hOA_t1GkR290Oo_kELyJcGu4cnM


Për qasje në dokumentet e klasifikuara të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës “CIA” nevojitet autorizimi nga vet agjencia, por megjithatë hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur të dhëna për Kosovën, të cilat janë të hapura e të publikuara në ueb-faqen e CIA-s. (shih këtu)


Në të dhënat e hapura të dedikuara për Kosovën, në këtë ueb-faqe mungojnë të dhënat që tregojnë për situatën e sigurisë në Kosovë, të cilat do të mund të argumentonin pretendimin e dhënë nga llogaria “babajaga454”.

Po ashtu edhe në ueb-faqet e institucioneve të sigurisë në Kosovë (KFOR-i, Policia e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë), nga njoftimet e tyre publike nuk ka të dhëna që konfirmojnë publikimin e pretenduar nga llogaria në fjalë. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Përkundër hulumtimit të thellë përmes platformave digjitale (makina kërkimi, media sociale), hibrid.info nuk ka arritur të gjejë material të njëjtë apo të ngjashëm, të publikuar nga ndonjë burim kredibil.

Pas kërkimit në gjuhën angleze përmes “Google”,  nuk është gjetur asnjë artikull i publikuar që ngrit një pretendim të tillë për sulm të mundshëm të Serbisë në Kosovë gjatë ditëve në vijim, më saktësisht në datën 15 tetor. (shih këtu)


Edhe më herët hibrid.info kishte trajtuar publikime të ngjashme. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që “Serbia do ta sulmojë Kosovën më 15 tetor sipas raporteve të CIA-së”, është i paqëndrueshëm.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë nga mediat online , të gjuhës angleze dhe atyre në gjuhën shqipe. Ndërsa qasja në dokumentet e klasifikuara të CIA nuk është i mundur pa autorizimin e kësaj agjencie.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere