[email protected]
Titull mashtrues: Nuk ofrohet mundësia për të parë faturën mujore
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “Njoftim me rendesi nga KEDS. Shiko ketu se me qfar qmimi do ju faturohet rryma ne kete muaj”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi në përmbajtje nuk ka asnjë opsion që informon lexuesit për faturimin e rrymës në këtë muaj.

Gjithashtu, ky lajm është i vjetër, i cili u publikua më 20 prill të këtij viti nga portali “Telegrafi.com”, ku thotë që përkundër vendimit të Gjykatës për pezullimin e tarifave të reja, KEDS kishte njoftuar se rryma do faturohet me të shtrenjtën.

Pra, lajmi është i vjetër dhe përmban titull të rremë, pasi në përmbajtje nuk ofrohet ajo që pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/14296?fbclid=IwAR2-5Gs_eFQ2C3etyUHK9BviX1PGxS5q7Al00BEshsWv8JCcDqx8GSmVtaw
https://banglarreporter.com/archives/14296?fbclid=IwAR2-5Gs_eFQ2C3etyUHK9BviX1PGxS5q7Al00BEshsWv8JCcDqx8GSmVtaw

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. Ndërsa me këtë titull të rremë synon që t’i shtyjë lexuesit të klikojnë në të, duke mos u ofruar atë që pretendohet në titull. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimi, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (20 prill 2022) nga portali “Telegrafi.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit prill që kishte të bëjë me faturimin e rrymës me të shtrenjtën.

Këtë artikull, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë me pretendimin se në përmbajtje është mundësia që lexuesi të kuptojë se me çfarë çmimi do t’u faturohet rryma në këtë muaj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others