Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pensioneve nga muaji korrik

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Publikohet një përmbajtje që pretendon se nga data 1 korrik 2024, Qeveria do të rrisë pensionet.

Ky pretendim përmes një mbishkrimi me anë të një vegëze në formë imazhi, që mban emblemën e Qeverisë së Kosovës, u publikua dje (10 korrik) në Facebook nga faqja që mban emrin “Blue sky”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar, që do ta mbështeste pretendimin e bërë nga faqja e lartcekur.

Duke u bazuar në kërkimin e bërë përmes Google, ditët e fundit ishin publikuar artikuj në lidhje me rritjen e pensioneve në Shqipëri nga muaji tetor. (këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Blue sky”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid034bej1SodznmZE9Jt4qs9MhsSLmzpDcKunqSXz122asRQb1ME2MyT8SjJANtgrjZxl&id=61560303522587


Mbishkrimi i publikuar në formë imazhi:

Qeveria do të rrisë pensionet për të moshuarit

Pensionet do të rriten duke filluar nga 1 korriku 2024! Thjesht klikoni në datën tuaj të lindjes për të parë pensionin tuaj.


Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës se lartcekur, ueb-faqja “retirementsavings31.online” e shfaqur nuk jep asnjë mundësi aplikimi për atë që pretendohet në njoftim. Nga informatatat e paraqitura, mungon emrin i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson ueb-faqja si dhe nuk dëshmohet asnjë lidhje e saj me institucionet e Kosovës. (shih këtu)

Hibrid.info ka kontrolluar edhe kredibilitetin e ueb-faqes së lartcekur, me anë të platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “ScamAdviser.com”, ku sipas të dhënave tregohet se kjo ueb-faqe është e dyshimtë. (shih këtu)

As në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, nuk ka asnjë informatë në lidhje me rritjen e pensioneve nga muaji korrik. (këtu)


Analiza:

Pretendimi se nga muaji korrik Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve, është i pa vërtetë.

Publikuesi i njoftimit është i dyshimtë, ndërsa nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar nga burime kredibile në lidhje me rritjen e pensioneve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hybrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere