Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk vërtetohet aderimi i Nexhat Krasniqit në VV

HIBRID

Në disa media është publikuar një artikull me titull “Intelektuali nga Drenoci i bashkohet VV-së”.

Në këtë artikull thuhet se ish kandidati i pavarur për kryetar të Malishevës, Nexhat Krasniqi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar një fotografie që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet Krasniqi së bashku me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, është vërtetuar se pretendimi për aderimin e Krasniqit në Vetëvendosje është i pasaktë.

Ky artikull është publikuar së pari nga portali “reporteri.net” dhe shpërndarë nga disa media tjera online.

Teksti i artikullit të publikuar në reporteri.net:

Intelektuali nga Drenoci i bashkohet VV-së

Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të Malishevës njëherësh mësimdhënës i historisë i është bashkuar Vetëvendosjes.Të gjithëve ju kujtohet intelektuali nga Drenovci i cili u bë i famshëm për deklaratën e tij që ankohej pse nuk kishte asnjë kandidat nha Drenovci, ku e tëra Kosova mësoi për Drenocin, Astrazubin, Pagarushën ,Lladrovcin, Bellanicën e Kievën. Në një fotografi që po qarkullon në rjetet sociale ai shihet afër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Drenovci ka shumë intelektual dhe e mbajnë edhe Prishtinën.

Vegëza e artikullit të publikuar në reporteri.net dhe shpërndarë nga media tjera:

https://reporteri.net/zgjedhjet2021/intelektuali-nga-drenoci-i-bashkohet-vv-se/

https://www.botasot.info/kosova/1494321/nexhat-krasniqi-nga-drenoci-i-bashkohet-albin-kurtit/?fbclid=IwAR3IrTn16A9KCylXY9dARIm0pVITjb5g2OOi-BIKh2FgTWJThQVd-gXUC68

https://www.korrektpress.org/intelektuali-nga-drenoci-i-bashkohet-vv-se/?fbclid=IwAR3Uf7oQiaCeEhmDWo_By19EXYSTJeBAtDf-gQXesnzU87k3YW2vkRuLe7A

Analiza:

Pretendimi i bërë nga mediat është bazuar vetëm në një fotografi, siç thuhet “që po qarkullon në rrjetet sociale”, ku Krasniqi shihet në prani të Kurtit, por burimi i së cilës nuk dihet. Pra, përveç kësaj fotografie, nuk është trajtuar ndonjë fakt tjetër më hollësishëm që do ta plotësonte atë që pretendohet në titull. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “përmbajtje e pa verifikuar” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere