Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

O’Brien nuk e ka përmendur publikisht 10 majin për Asociacionin

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar se James O’Brien ka kërkuar publikisht nga Kosova që të ndërmarrë hapa për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe para 10 majit.

Pretendimi u dha nga mediumi informativ në Shqipëri, “ntv.al” nëpërmjet një fotografie të postuar në Facebook sot (25 prill).

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se kjo deklaratë nuk është dhënë nga ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Ai nuk ka përmendur datë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka thënë së duhet “përparim urgjent” në këtë aspekt. 


Vegëza e postimit në Facebook nga “ntv.al”:

https://archive.is/yDrKc


As në deklaratën e cituar nga vetë ky medium në ueb-faqe, nuk thuhet se O’Brieni ka përmendur datë.

Postimi i O’Brienit në X (ish-Twitter) pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin në Gjermani (24 prill), e që është marrë për bazë në artikullin e lartcekur:

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik. Për të lëvizur përpara duhet implementimi i zotimeve nga dialogu i lehtësuar prej Bashkimit Evropian, përfshirë përparimin urgjent në sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kam diskutuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për hapat e nevojshëm pozitivë” 

https://twitter.com/StateEUR/status/1783164823905161523

Pra, O’Brieni nuk ka përmendur datën 10 maj.


Vegëza e artikullit të “ntv.al” në ueb-faqe:

https://archive.is/W7oOk


Për më shumë, artikulli i “ntv.al” rezulton të jetë me përmbajtje të njëjtë sikur i “AlbanianPost”, (shih këtu)  por që ka titull ndryshe: O’Brien kërkon nga Kurti “progres urgjent” për Asociacionin.


Raportimet për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë shtuar së fundmi qëkur Kosova i është afruar anëtarësimit në Këshill të Evropës. Në Asamblenë Parlamentare ka marrë mbështetje miratimi që e parasheh themelimin e Asociacionit si zotim “pas anëtarësimit të Kosovës”. Votimi në Komitetin e Ministrave, si vendim final, pritet të mbahet në mes të majit. Nuk dihet nëse Asociacioni do të bëhet parakusht, por presidenti francez, Emmanuel Macron ditë më parë tha se “në kontekstin e rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit”. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka përmendur publikisht 10 majin si datë deri në të cilën duhet të merren hapa për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është i saktë.

Në deklaratën e dhënë në rrjete sociale, O’Brien kërkoi “përparim urgjent” për çështjen e Asociacionit, por nuk ka dhënë datë, siç ka pretenduar “ntv.al” nëpërmjet një postimi në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere